Trump urdhëron rritje të ndjeshme të sanksioneve ndaj Iranit

Trump urdhëron rritje të ndjeshme të sanksioneve ndaj Iranit

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ka urdhëruar sekretarin e Thesarit Stiven Mnuchin që të "rrisë ndjeshëm sanksionet" e vendosura ndaj Iranit, në mesin e tensioneve të përshkallëzuara mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Ai nuk dha detaje shtesë lidhur me këtë vendim, që pason sulmet në fundjavë në objektet e naftës në Arabinë Saudite.

Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo është nisur të mërkurën drejt Riadit për të diskutuar me zyrtarët sauditë rreth sulmit ndaj objekteve të naftës të Arabisë Saudite që zyrtarët e amerikanë besojnë se e kishte origjinën nga Irani.

Nënpresidenti Mike Pence tha se diplomati i lartë amerikan do të diskutojë mbi "përgjigjen e Uashingtonit” ndaj sulmit.

Rebelët Houthi në Jemen, që mbështeten nga Irani, kanë marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin e së shtunës, i cili shkatërroi gjysmën e prodhimit të naftës të Arabisë Saudite. Por sipas zyrtarëve amerikanë provat në dispozicion tregojnë se kjo nuk është e mundur.

"Supozimi ynë është se sulmi nuk erdhi nga Jemeni apo Iraku",  tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes.  Ai shtoi se një ekip ekspertësh amerikanë ndodhen terren duke punuar me autoritetet saudite, për të ekzaminuar mbetjet e raketave.

"Ne mendojmë se provat do të jenë bindëse", shtoi zyrtari.

Të tjerë zyrtarë amerikanë thonë se provat që tashmë janë mbledhur janë përfundimtare dhe dëshmojnë se Irani ishte autor i sulmit.

Zyrtarë të paidentifikuar i thanë rrjetit televiziv NBC të martën se më shumë se 20 dronë e raketa të përdorura gjatë sulmit ndaj objekteve të naftës saudite, ishin lëshuar nga Irani.

Zyrtarë të tjerë i thanë rrjetit televiziv CBS se të paktën një nga raketat kaloi nëpër hapësirën ajrore të Kuvajtit ndërsa udhëtonte në jug, drejt Arabisë Saudite. Agjencia e lajme Reuters citonte disa zyrtarë që thonë se sulmet e kishin origjinën në jugperëndim të Iranit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë