Në mesin e debateve mes presidentit amerikan Trump dhe kancelarit Merz, Pentagoni tha se do të largojë 5 mijë ushtarë amerikanë nga Gjermania brenda një viti. Trump e kishte paralajmëruar këtë kohë më parë, pasi Merz kishte deklaruar se SHBA po poshtërohej nga Irani në bisedimet për t’i dhënë fund luftës.

Deklaratat i komentoi Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili u bëri thirrje aleatëve evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre.

Pistorius tha se prania e ushtarëve amerikanë në Evropë është në interesin e dy palëve dhe se ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupa nga Evropa.

Nga ana tjetër, Irani ka nisur tashmë të ulë prodhimin e naftës për të shmangur arritjen në një kohë të shkurtër të kapacitetit maksimal të magazinimit. Këtë e ka deklaruar një zyrtar i Republikës Islamike për agjencinë «Bloomberg». Vendimi, shpjegoi ai, përfaqëson “një hap proaktiv për të shmangur arritjen e kufijve të kapacitetit të magazinimit”.

Irani – vijoi burimi – “ka fituar përvojë në ndalimin e përkohshëm të puseve të naftës pa shkaktuar dëme të përhershme”. Zyrtari theksoi: “Kemi përvojë të mjaftueshme dhe nuk jemi të shqetësuar”.

Përpjekjet aktuale për nxjerrjen e naftës “mund të zgjasin vetëm për një kohë të kufizuar”, paralajmëroi ai, duke shpjeguar se problemi “është aftësia për të përballuar dhimbjen ekonomike për më gjatë sesa Uashingtoni”.

Irani, përfundoi ai, “ka pothuajse një muaj përpara se të arrijë kufirin e kapacitetit të magazinimit”.

Por, Trump ka njoftuar Kongresin se “armiqësitë” kundër Iranit kanë “përfunduar”, por ka theksuar se Teherani vazhdon të përbëjë një kërcënim “të konsiderueshëm”. Në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, në përfundim të afatit 60-ditor që e detyron presidentin të kërkojë autorizim për të vazhduar luftën, Trump deklaron: “armiqësitë e nisura më 28 shkurt 2026 kanë përfunduar. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave amerikane dhe atyre iraniane që nga 7 prilli”.

“Do të vazhdoj të drejtoj forcat e armatosura në përputhje me përgjegjësitë e mia dhe në bazë të autoritetit tim kushtetues për të drejtuar marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe në cilësinë e komandantit të përgjithshëm”, shton ai.

Shtëpia e Bardhë vlerëson se armëpushimi pezullon kufirin 60-ditor, duke shmangur kështu nevojën për një autorizim nga Kongresi.

Ndërkohë, ambiciet e presidentit amerikan janë që pasi të përfundojë luftën në Iran, të marrë kontrollin e Kubës sapo të përfundojë operacionin në Iran.

Një oficer i komandës iraniane artikuloi mundësinë e rinisjes së luftës me Shtetet e Bashkuara, pas këto të fundit, sipas tij nuk i respektojnë premtimet e marrëveshjet.

Në vëmendje është kthyer sërish propozimi i ri që Irani i ka bërë administratës amerikane. “Rihapja e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, heqja e bllokadës amerikane kundër Iranit dhe shtyrja e bisedimeve bërthamore”, janë pikat kryesore të propozimit, shkruan Reuters. Dje, Trump deklaroi se "nuk ishte i kënaqur" me propozimin e fundit të Iranit, pa specifikuar elementët e kontestuar.

Mediat shkruajnë se Presidenti amerikan planifikon gjithashtu të organizojë një takim midis kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit libanez Joseph Aoun në Shtëpinë e Bardhë më 11 maj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:59
Shtëpia e Bardhë konfirmon ish-lobistin Stewart si negociator të SHBA-së

1775921337_shtepiaebardhe.jpg

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se Nick Stewart i është bashkuar ekipit amerikan që po negocion me Iranin, duke shërbyer si këshilltar.

"Nick Stewart është një ekspert politikash me përvojë dhe shumë i vlerësuar dhe një aset i vlefshëm për ekipin e talentuar të të Dërguarit Special Steve Witkoff", tha zëdhënësja Olivia Wales.

"Ai sjell përvojë të gjerë në lidership dhe politika mbi Iranin nga Departamenti i Shtetit gjatë administratës së parë Trump dhe në Kongres, dhe është një zë i besuar ndërsa i Dërguari Special Witkoff punon ngushtë me Presidentin Donald Trump dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të arritur një marrëveshje që i sjell dobi Shteteve të Bashkuara dhe botës."

Sipas zyrtarëve amerikanë, Stewart - një ish-lobist dhe ish-punonjës i Departamentit të Shtetit - iu shtua ekipit me nxitjen e Jared Kushner. Ai më parë ka punuar për Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive dhe në Grupin e Veprimit për Iranin të Departamentit të Shtetit gjatë administratës së parë Trump.

Ora 22:36
Trump në Kongres: Armiqësitë kanë përfunduar, por Irani mbetet një kërcënim

1777614520_donaldtrump.webp

Donald Trump ka njoftuar Kongresin se “armiqësitë” kundër Iranit kanë “përfunduar”, por ka theksuar se Teherani vazhdon të përbëjë një kërcënim “të konsiderueshëm”. Në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, në përfundim të afatit 60-ditor që e detyron presidentin të kërkojë autorizim për të vazhduar luftën, Trump deklaron: “armiqësitë e nisura më 28 shkurt 2026 kanë përfunduar. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes forcave amerikane dhe atyre iraniane që nga 7 prilli”.

“Do të vazhdoj të drejtoj forcat e armatosura në përputhje me përgjegjësitë e mia dhe në bazë të autoritetit tim kushtetues për të drejtuar marrëdhëniet e jashtme të Shteteve të Bashkuara dhe në cilësinë e komandantit të përgjithshëm”, shton ai.

Shtëpia e Bardhë vlerëson se armëpushimi pezullon kufirin 60-ditor, duke shmangur kështu nevojën për një autorizim nga Kongresi.

Ora 22:21
Shkelet armëpushimi në Liban 13 të vrarë si pasojë e sulmeve izraelite

Të paktën 13 persona, përfshirë gra dhe një fëmijë, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në jug të Libanit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Përshkallëzimi i dhunës vjen pavarësisht një armëpushimi të zgjatur tre-javor midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah. Ky i fundit tha sot se kishte shënjestruar forcat dhe mjetet ushtarake izraelite në jug të Libanit.

Ndërkohë ushtria izraelite konfirmoi se një ushtar i saj u vra në përleshjet e fundit, duke e çuar në 17 numrin e viktimave ushtarake që nga fillimi i marsit.

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmjetësuar zgjatjen e armëpushimit pas bisedimeve mes zyrtarëve izraelitë dhe libanezë në Uashington, takime të rralla mes dy vendeve që nuk kanë marrëdhënie diplomatike.

Megjithatë, armëpushimi ka ndalur kryesisht sulmet në kryeqytetin Beirut, ndërsa luftimet në jug kanë vazhduar me intensitet, përfshirë bombardime ajrore dhe urdhra të përsëritura për evakuim.

Ora 21:59
Irani: Bisedimet për paqe varen nga armëpushimi në Liban

1775828230_liban.JPG

Ali Nikzad, nënkryetar i Parlamentit iranian, ka deklaruar se kushti i Republikës Islamike për çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara është një garanci se sulmet kundër Libanit do të ndalen plotësisht.

"Fronti iranian dhe fronti jugor libanez janë një entitet, dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit kishte për qëllim t'u lejonte libanezëve të jetonin në paqe", tha ai, teksa shtoi se Hezbollahu është shpirti i Iranit, dhe Irani është shpirti i Hezbollahut.

Ora 20:29
Cisterna e naftës sekuestrohet pranë brigjeve të Jemenit dhe dërgohet drejt Somalisë

Piratët somalezë kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Jemenit, sipas disa zyrtarëve të sigurisë somaleze.

Roja bregdetare jemenase tha më parë se tankeri MT Eureka po dërgohej drejt Somalisë.

Kjo shënon sekuestrimin e dytë të një anijeje cisternë nafte në zonë brenda një periudhe 10-ditore, pas anijes Honor 25 më 22 prill.

Honor 25 mbante 18,500 fuçi naftë me destinacion Mogadishun.

MT Eureka po lundronte me flamurin e kombit të Afrikës Perëndimore, Togo, përpara sulmit nga personat e armatosur në orën 5:00 të mëngjesit sipas kohës lokale, tha zyrtari i sigurisë për BBC-në.

Ora 20:06
Teherani përgatit projektligjin për rregullimin e trafikut në Hormuz

1776955952_ngushticaehormuzit.jpg

Irani ka njoftuar se ka përgatitur një projektligj për të rregulluar tranzitin përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo u njoftua nga Zëvendëskryetari i Parlamentit iranian Hamidreza Haji-Babaei, i cili tha se masa do të ndalonte posaçërisht kalimin e anijeve izraelite përgjatë rrugës strategjike detare.

Haji-Babaei shpjegoi gjithashtu se propozimi do të ndalonte tranzitin e anijeve nga vendet e konsideruara "armike", përveç nëse ato paguajnë dëmshpërblime lufte.

Anijet e tjera, shtoi ai, do të jenë në gjendje të kalojnë nëpër ngushticë vetëm me autorizim dhe miratim paraprak nga autoritetet iraniane.

"Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit nuk do të kthehet në gjendjen e tij para luftës", deklaroi Zëvendëskryetari i Parlamentit.

Ora 19:45
Starmer: Rihapja e Ngushticës së Hormuzit nuk do të sjellë kthim në normalitet

1776436496_keirstarmer.jpg

Kryeministri britanik Keir Starmer paralajmëroi se situata ekonomike në vend nuk do të “kthehet në normalitet” edhe pasi të rihapet Ngushtica e Hormuzit.

Në një intervistë për BBC Radio 4, Starmer theksoi se vendi duhet të “ndjekë një drejtim tjetër” dhe të mos rikthehet në “status quo”-në që, sipas tij, ka dështuar pas krizave të mëparshme si kriza financiare e vitit 2008 dhe pandemia e Covid-19.

“Status quo-ja nuk po funksiononte, prandaj nuk mund ta përsërisim. Duhet të marrim një drejtim tjetër”, tha ai.

I pyetur nëse po përgatit publikun për një rritje të inflacionit si pasojë e krizës së naftës nga Irani, ai u përgjigj se po, duke shtuar se bota po përballet me “luftë në dy fronte”.

Ai theksoi se po punon për të rihapur Ngushticën e Hormuzit përmes një koalicioni ndërkombëtar së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, por paralajmëroi se edhe pas rihapjes, situata nuk do të normalizohet menjëherë.

“Edhe pasi të hapet Ngushtica e Hormuzit, nuk dua që askush të mendojë se gjithçka kthehet në normalitet. Nuk do të jetë kështu’, tha ai, duke shtuar se konflikti në Ukrainë dhe zhvillimet globale tregojnë se bota po bëhet më e paqëndrueshme

Ora 17:43
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin kufizimet ajrore të vendosura pas sulmeve iraniane, fluturimet pritet të nisin normalisht

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan sot rihapjen e plotë të hapësirës së tyre ajrore, pas disa javësh kufizimesh të vendosura për shkak të përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA, Izraelit dhe Iranit.

Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil bëri të ditur se vendimi erdhi pas një vlerësimi të plotë të kushteve operacionale dhe të sigurisë.

“Pas një analize gjithëpërfshirëse të situatës, po heqim zyrtarisht masat e përkohshme parandaluese që ishin vendosur më herët”, thuhet në njoftim, duke shtuar se hapësira ajrore do të vijojë të monitorohet nga afër.

Emiratet, ku përfshihen destinacione të njohura turistike si Abu Dhabi dhe Dubai, ishin ndër vendet e Gjirit më të prekura nga sulmet hakmarrëse iraniane, të cilat erdhën si përgjigje ndaj goditjeve amerikano-izraelite që nisën më 28 shkurt.

Ora 17:27
Bloomberg: Tetë tankerë indianë të naftës kaluan në Hormuz me lejen e Iranit

1776576342_hormuzi.png

Tetë cisterna indiane nafte kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit me lejen e Iranit, raportoi Bloomberg, duke shtuar se kalimi i këtyre anijeve është pjesë e përpjekjeve më të gjera të Nju Delhit për të negociuar me qeverinë iraniane për të zgjidhur krizën energjitike të vendit të shkaktuar nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.

Sipas faqes së internetit të ndjekjes së transportit detar Marine Traffic, një nga anijet e fundit indiane që kaloi nëpër Ngushticën e Hormuzit ishte Sarv Shakti, një cisternë që transportonte LPG.

India, importuesja e tretë më e madhe e naftës në botë, po përpiqet të përballojë sfidat e krizës globale energjitike, me rritjen e çmimeve të naftës të shkaktuara nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit për shkak të tensioneve politike në Lindjen e Mesme.

Ora 12:39
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikane, reagon Gjermania: Ishte e pritshme

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, u ka bërë thirrje aleatëve evropianë të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre, pasi SHBA njoftoi se do të tërheqë 5,000 trupa amerikane nga Gjermania.

Pistorius tha se prania e ushtarëve amerikanë në Evropë ishte “në interesin tonë dhe në interes të Shteteve të Bashkuara”, por shtoi:

“Ishte e parashikueshme që SHBA do të tërhiqte trupa nga Evropa, përfshirë Gjermaninë. Ne evropianët duhet të marrim përgjegjësi më të madhe për sigurinë tonë.”

Pistorius shtoi  se Gjermania është “në rrugën e duhur” duke ndërmarrë hapa për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të vendit, duke përmendur zgjerimin e forcave të armatosura Bundesëehr, prokurime më të mëdha dhe më të shpejta të pajisjeve si dhe ndërtimin e infrastrukturës.