Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur 25 për qind tarifa doganore në të gjitha produktet e çelikut dhe aluminit që hyjnë në Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar me përshkallëzim të luftës tregtare, që ka tronditur tregjet në gjithë botën.
Pas këtij vendimi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u zotua të martën se do të marrë masa "të forta dhe proporcionale.
“Tarifat janë taksa të këqija për biznesin dhe më keq për konsumatorët”, tha Von Der Leyen në një deklaratë.
Tarifat e “pajustifikuara” 25 për qind për çelikun, aluminin dhe tarifat reciproke për produktet e tjera “nuk do të mbeten pa përgjigje”, shtoi ajo.
Trump zgjeroi tarifat e tij doganore të çelikut dhe aluminit për të mbuluar të gjitha importet, duke anuluar në mënyrë efektive marrëveshjet e mëparshme tarifore me Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë dhe të tjerët.
“Është një punë e madhe. Ky është fillimi për ta bërë Amerikën përsëri të pasur”, tha Trump të hënën mbrëma.
Në vitin 2018, kur Trump vendosi për herë të parë tarifa doganore për importet e çelikut dhe aluminit, BE-ja u përgjigj duke vendosur tarifat e veta për Harley Davidsons, xhinse, uiskin dhe disa produkte të tjera.
Të dy palët më pas, i pezulluan tarifat. Politko thotë se Europa renditet e treta si burim nga SHBA importojnë çelikun dhe aluminin. Von der Leyen do të takohej më vonë të martën me Zëvendës Presidentin e SHBA JD Vance, i cili po viziton Evropën. Deklarata e saj e shkurtër, e cila u ndal në hakmarrjen e drejtpërdrejtë tregtare, mund të tregojë një përpjekje për negociata.
Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Mars, 10:18
Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?
-
Fiton Anglia
48.2%
-
Barazim
32.4%
-
Fiton Shqipëria
19.4%
Vota total: 444
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE shtyn tarifat ndaj SHBA-së deri në mes të prillit
20 Mars, 17:32
-
Mbi 200 letrat e Churchill për presidentin Roosevelt dhe pasioni për demokracinë dhe paqen
20 Mars, 16:28
-
'Simbol i zyrës ovale prej gjysmë shekulli'/ Trump 'nuk kursen' as bimën e famshme 'Swedish ivy', e heq nga 'Shtëpia e Bardhë
20 Mars, 15:59
-
Lakers fiton duelin kundër Denver, Oklahoma në krye të renditjes! 'K.O' Chicago dhe Miami
20 Mars, 14:14
-
Agron Shehaj shkon deri në Mar-a-Lago, por nuk takon Trump: Lobova për interesin e shqiptarëve, mbështetje për drejtësinë
20 Mars, 13:48
-
Berisha i vendosur për ta shkrirë SPAK-un: Do bëjmë reformë të drejtësisë me ndihmën e Venecias dhe aleatëve tanë! Thotë se do imitojë edhe Elon Musk
20 Mars, 13:16
-
‘Nëse do zbatonin letrën e Putin në 1997 baza e Kuçovës nuk do ndërtohej’/Meçollari tregon skenarët kur NATO mund të hyjë në luftë me Rusinë
19 Mars, 22:23
-
Mbyllja e 'Zërit të Amerikës' me urdhër të Trump, Keida Kostreci: U bëmë një dritare shprese për qytetarët në mbarë botën
19 Mars, 22:01
-
Zhvillimet e SHBA-Ukrainë/ Koçi për Repolitix: Ka ndryshuar raporti i SHBA me Evropën, Trump nuk e sheh Rusinë si agresorë
19 Mars, 21:44
-
Trump paralajmëron Iranin: Vetëm dy muaj për marrëveshje, ndryshe pasojat do jenë të rënda
19 Mars, 20:49
-
BE-ja shpalos strategjinë e re të sigurisë, të reduktohet roli i SHBA-së, të rriten blerjet e armëve evropiane
19 Mars, 20:07
-
Skënder Minxhozi: Shpata e Dumanit dhe paralajmërimi i heshtur i Grenell
19 Mars, 19:55