Trup perfekt edhe pas të 50-ave

Trup perfekt edhe pas të 50-ave
Gjithmonë e më shpesh mbetemi të mahnitur përpara fytyrës dhe trupit të një gruaje jo më të re, për të cilat koha duket se nuk ka kaluar. Të qendrosh në formë gjatë pleqerisë, tashmë nuk është një luks i rezervuar për yjet e televizonit dhe trashegimtaret e pasura. Përveç dhuratës së nënës natyrë, çdo zonjë e planetit tokë, duke ndjekur zakone të shëndetshme mund t'i japë një shpulle ose (goditje) morale zyrës së regjistrimit duke shpalosur një formë fizikë perfekte. Deshira për të qëndruar dhe kthyer t'u në formë, për një 50 vjecare me një trup jo më elastik, luan një rol kyc të rëndësishëm. Jeni gati të shkëlqeni? Ja se si:

Ushqimi
Dieta duhet te jete rreptesisht e shendetshme dhe e ekuilibruar. Shume fruta, perime, mish i lehte, peshk. Edhe lengjet jane te rendesishme, pini shume uje, te pakten disa here ne dite, cajra bimore relaksues gjate dites ose caj kamomili. Sigurisht limitoni ushqimet undyrore si produktet e qumshtit, embelsirat dhe te skuqurat.

Aktiviteti fizik
Gjeja me e mire qe duhet te beni eshte te ndiqni nje instruktor te pergatitur, qendrat sportive jane zgjidhja me e mire. Perpiquni te zgjidhni sporte qe, pervec siluetes, mbajne te re edhe zemren; noti, vrapimi, shetitjet e gjata, jane me te mirat. Mundohuni te shkoni ne palester me nje shoqe ose te pakten ne nje qender sportive argetuese, do t’ju sherbeje si nje nxitje per durimin.

Jo duhanit dhe alkoolit
Per hir te se vertetes, nje dolli apo nje gote vere ne darke nuk e mohon njeri, por koha e rum-cola dhe jackut kane perfunduar. Alkooli plak lekuren, shnderron fizikun dhe shkakton demtimin e melcise, nuk duhet te abuzojme. Po cigarja? Ne kete rast, nevojitet nje pushim i paster. Pirja e duhanit, eshte shkak i plakjes se lekures, rrudhave, per nje buzeqeshje te verdhe dhe nese duam te veme qershine mbi torte, sulmet ne zemer dhe kancerin.

Stop stresit
Gjysem shekulli stres eshte mese e mjaftueshme. Relaksohuni! Stresi shkakton pagjumesi, hipertension, lodhje, etj. E nevojshme eshte te ngadalesojme ritmin e punes dhe te deboni cdo gje qe krijon frike dhe shqetesime. Kultivoni pasionet qe i keni lene menjane ne te kaluaren, udhetimet, frekuentoni persona qe ju bejne te ndiheni mire, jane te gjithe perberes te afte te mbushni mireqenien mentale, dhe si pasoje ate fizike.

Flini, flini, flini
Gjumi, cilesia dhe sasia, eshte element kryesor i rinis sone: Abuzoni! Gjumi dhe pushimi eshte elementi thelbesor i rinise, abuzoni me ate! Sa ore gjume? Jo me pak se 7 deri ne 8 ore gjume ne dite, dhe ne orarin e duhur ndermjet ores 23 deri ne 07:00.

(Këshillat publikohen nga drejtuesja e qendrës së Dobësimit, Anika Kalleshi)

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)