Trupat austriake në Kosovë
deri në Dhjetor 2013

Trupat austriake në Kosovë <br />deri në Dhjetor  2013
KOSOVE- Austria zgjat misionin e forcave të saj në Kosovë dhe Bosnjë. Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi ka konfirmuar se trupat rezervë të përbërjes ushtarake nga Austria do qëndrojnë në Kosovë deri në 31 Dhjetor të 2013 në kuadër të KFOR-it dhe në Bosnjë deri në 16 Nëntor të 2012 ne kuadër të misionit EUFOR.
Grupi i ushtarëve austriakë prej 125 vetësh pjesë e forcave rezervë operative mbërriti në Kosovë në fund të prillit pas një kërkesë të KFOR-it për shkak të zgjedhjeve serbe dhe tensioneve të fundit në veriun e Kosovës. Misioni i tyre ishte fillimishjt 8 javë, por me vendimin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes së këtij vendi ky mision zgjatet deri në fund të vitit të ardhshëm.
Forcat shtesë austriake dhe ato gjermane që mbërritën në Kosovë në fund të prillit rritën praninë ë KFORIT në Kosovë me 6200 ushtarë nga 29 shtete të botës.
Austria aktualisht në rajon ka 950 ushtarë.(
ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore