Trupat serbe pranë kufirit në Kosovë/ Ramabaja: KFOR në paaftësi totale! Kamberi: Përpjekje për ta mbajtur gjendjen të tensionuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sinjalizoi të shtunën në mbrëmje se trupat serbe u afruan me 50 metra në kufirin me Kosovën. Analisti Sadri Ramabaja theksoi në Studio Live për Arbër Hitajn se ka çaluar në patrullim trupat e KFOR-it.

'Me një deklaratë KFOR ka bërë një përpjekje titanike që ta mbuloj paaftësinë për të kontrolluar kufirin siç e kërkon rezoluta. Arsyetojnë se kjo patrullë ka qenë e paralajmëruar nga komanda  e ushtrisë serbe. Por nuk kanë të drejtë të afrohen në atë pikë. Duket se ka çaluar pika më ndjeshme ajo ku qytetarët e Kosovës se janë ushqyer me iluzionin se KFOR mbron kufirin. Pas rastit të vitit të kaluar dhe pas rrëmbimit të 3 ushtarëve.'

Ramabaja kujton edhe rastin ku u toleruan sjelljet e bandave serbe në veri vitin e kaluar në maj dhe kulmimi me sulmin në Banjskë.

'Kam përshtypjen se është me dashje sepse si në rastin e parë kur kishim të bënim me dështim vetëvrasje morale të KFOR, në maj të vitit të kaluar kur u toleruan bandat serbe, më 19 maj u sollën në mënyrë brutale ndaj trupave të KFOR. Rreth 100 pjesëtar të KFRO janë lënduar lehët dhe rëndë, disa kanë humbur dhe gjymtyrë. U toleruan për shfaqjen më makabre ndaj ushtarëve italiane dhe hungarez.'

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Geron Kamberi është i mendimit se KFOR është në kontroll të plotë të situatës në veri.

'Reflekton një pasqyrë dhe ecuri të marrëdhënieve që nga shtatori i vitit të kaluar. Incidenti i Banjskës u menaxhua prej paralajmërimit të KFOR që disa trupa u larguan nga kufiri. Situata e sigurisë në kufi mbetet ende problematike. Pjesa me kufirin me Serbinë ende patrullohet nga forca të përbashkëta. Gjykoj që kjo situatë që herë pas here agravohet mbahet në një gjendje tensioni. Pavarësisht elementeve të veçantë, KFRO tregon se kontroll të plotë të situatës.'

Ndërsa për Serbinë, Kamberi mendon se ka mbajtur deri diku anën e Ukrainës prej vitit 2022 kur nisi konflikti me Rusinë.

'Jemi të vetëdijshëm që prej shkurtit 2022, është bërë një përpjekje që Serbia të mos ketë qasje haptazi ndaj Rusisë. Por kanë dalë disa fakte, Serbia ka bërë përpjekje të jetë në anën e Ukrainës. E shikoj këtë situatë si një përpjekje të mbahet një gjendje e tensionuar.

Edhe këto incidente janë në kuadrin e një lloj përpjekje kur palët të ulen në tavolinë të kenë argument.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
'Erdogan, Orban, Vuçiç po krijojnë një zonë tampon brenda NATO-s', Ramabaja: Demokracitë liberale nuk kanë kryer detyrën përballë iliberalizmit

1728928630_ramambaja.jpg

Analisti Sadri Ramabaja shikon si problematike aleancën që po krijohet në rajon mes liderëve iliberalë siç i quan ai, Orban, Vuçiç dhe Erdogan.

Këtë Ramabaja e shikon si një bosht ideologjik dhe më tej thekson dy rryma të forta, përveç kësaj linje iliberale është ajo e liberalizmit që nuk ka kryer detyrën siç duhet.

'Në një linjë qëndrojnë faktorët iliberalë të linjës së ashpër duke filluar nga Erdogan, Vuçiç dhe Orban që po krijojnë një trajektore të veçantë të krijimit të një tampon zone të shteteve iliberale brenda NATO dhe Rusisë. Ky është çmimi që po paguajnë popujt e Evropës Lindore, Juglindore. Nëse për disa vite resht ishte gjykuar se Rusia ka mundësi të tërhiqet në demokracitë liberale, dështimi i saj u paralajmëruar me aneksionin e Krimesë dhe me fillimin e luftës. Gjithë kjo linjë nga Praga deri në Stamboll kanë një bosht të fuqishëm ideologjik. Ka një përballje mes iliberalizimit në ardhje dhe liberalizmit që nuk ka kryer detyrën.

Dokumentat e para antishqiptare nuk janë shkruar nga studiues serb por nga oficerë të sigurimit polak. Duhet rikthyer tek shek.. XIX. Tek epoka e krijimit të botës sllave, nacionalizmit mbi bazën e religjionit. Jam i habitur me këtë pozicionim të tifozëve në Pragë në raport me shqiptarët sepse na fyen të gjithëve. Nuk ka gjë tjetër përveçse një etno-nacionalizëm mbi baza etnike sllave përballë një kombi që ka një dallim të theksuar në këtë pozicion.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka