Ushtria shqiptare po zhvillon stërvitjen paradislokuese KFOR ‘36 në Hohenfels të Gjermanisë. Në fotot e postuara nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, Batalioni Komando shihet në situata të ndryshme gjatë stërvitjes, marshime, dyluftime e vëzhgime.

Vengu shkruan se “jemi NATO në personel, përgatitje e mbrojtje të sigurisë kolektive”.

“Mirëmëngjes nga Hohenfels, Gjermani, ku efektivët e Batalionit Komando janë në terren, në stërvitjen paradislokuese KFOR ’36.

Profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri aty ku kërkohet më shumë.

Jemi NATO në personel, në përgatitje, në mbrojtje të sigurisë kolektive”, përfundon postimi.

 

P.J/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Shkurt, 14:59

    Rama firmos ndryshimin ligjor që ndalon GJKKO të pezullojë ministrat, jeni dakord?