Trupi i Ali Podrimes brenda
pak ditësh në Kosovë
Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja do të riatdhesohet brenda pak ditësh. Është kjo deklarata e sotme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila njoftoi se “po kryhen të gjitha procedurat mjekoligjore dhe përgatitjet për kthimin në atdhe të trupit të pajetë të poetit Podrimja”.
"Trupi i pajetë i poetit Ali Podrimja do të riatdhesohet brenda pak ditësh." Është kjo deklarata e sotme e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila njoftoi se “po kryhen të gjitha procedurat mjekoligjore dhe përgatitjet për kthimin në atdhe të trupit të pajetë të poetit Podrimja”.
Pas marrjes së lajmit për gjetjen e trupit të poetit në periferi të qytetit Lodeve, stafi i lartë diplomatik i Kosovës në Francë, në krye me ambasadorin Muhamedin Kullashi, po angazhohen “për ofrimin e asistencës së nevojshme për autoritetet franceze, me qëllim të përfundimit sa më të shpejtë të procedurave dhe kthimit në Kosovë të trupit të Podrimjes”.
Në lidhje me rrethanat e vdekjes së poetit, Ministria e Jashtme deklaroi se “autoritetet franceze po zhvillojnë të gjitha procedurat e para ligjore dhe brenda pak ditëve pritet të dalin me raportin mjekoligjor për rrethanat e kësaj ngjarjeje”.
Nga të dhënat e deritashme, dihet se trupi i poetit Podrimja është gjetur në një pyll në anën perëndimore të qytetit Lodeve, rreth 4 kilometra në vijë ajrore nga qendra e qytetit dhe nuk kishte asnjë shenjë dhune, lëndimi apo agresioni.
Aktualisht, trupi i poetit ndodhet në Klinikën e Mjekësisë-Ligjore në Montpellier, ndërsa gjatë 2-3 ditëve në vijim do të kryhet procedura e autopsisë, për të analizuar hollësisht shkaqet e vdekjes. Pas përfundimit të autopsisë, gjykatësi hetues duhet të vendos për lejen për transportimin e trupit për riatdhesim.
Autoritetet lokale të qytetit Lodeve, ku po zhvillohej festivali i poezisë “Voix de la Méditerranée”, nën organizimin e Kryetares se Komunës, Marie -Christine Bousquet, sot në mesditë do të zhvillojnë një tubim përkujtimor në qendrën e qytetit për nder të poetit Ali Podrimja, si dhe disa aktivitete të tjera.
(gm/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
27.6%
-
Pak
39.8%
-
Aspak
32.6%
Vota total: 2156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përmet/ Po bënte rafting në Vjosë, plagoset turisti spanjoll, dërgohet në spital
28 Korrik, 16:09
-
'12 vite e përralla e gënjeshtra', Bardhi reagon pas ndryshimeve në qeveri: Edi Rama prej 26 vitesh në politikë, i njëjti! Ka marrë peng të ardhmen
28 Korrik, 16:02
-
Qyteti që do të presë Lojërat Olimpike 2028, pesë sportet e reja që do të shtohen
28 Korrik, 16:01
-
Fjala e PLOTË, Rama në Kongres: PS e vetmja alternativë! Të gjithë të barabartë para ligjit, kjo është 'lufta' për shtetin e shqiptarëve
28 Korrik, 15:55
-
Basha reagon pas ndryshimeve në qeverinë Rama: Sa mbylli pazarin me Berishën, do mbushi parlamentin me njerëz anonimë
28 Korrik, 15:50
-
Siguria detare, bllokohen 17 jek ski, 10 skafe dhe 2 gomone në të gjithë vijën bregdetare
28 Korrik, 15:48
-
Rama: Kemi shpallur kandidaturën për të pritur samitin e NATO-s në Tiranë, s'do t'i ndahemi
28 Korrik, 15:43
-
Sëmuret Rita Ora, anulon koncertin në Hungari
28 Korrik, 15:30
-
Paris 2024/ Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz, dyshja ikonike fitojnë në Lojërat Olimpike
28 Korrik, 15:26
-
Profili/ Kush është Pirro Vengu, Drejtori i Autoritetit Portual Durrës që emërohet ministri i ri i Mbrojtjes! Zëvendëson Niko Peleshin
28 Korrik, 15:17
-
Kongresi i PS/ Rama: Kush fut duart te xhepat e shqiptarëve, adresën e ka te SPAK! Rinovojmë skuadrën për zgjedhjet 2025! Mesazh ‘tradhtarëve’
28 Korrik, 15:05
-
Putin kërcënon me rinisjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme veprimi
28 Korrik, 15:01