Report Tv ka siguruar foton e Aleks Mhillajt, 33-vjeçarit nga Lezha i cili humbi jetë në aksidentin tragjik në Itali së bashku me 2 shqiptarë të tjerë 23-vjeçarin Marin Kola, po nga Lezha si dhe Blerim Miha, 27-vjeç nga Dibra.
33-vjeçari u gjet i vdekur dy ditë pas aksidentit tragjik, rreth 300 me larg vendit të aksidentit, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur kunati i tij Enrik Nikolla 27-vjeç nga Lezha.
Makina tip BMW me të cilën udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë.