SHBA - Një ekip i studiiuesve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Universitetit të Pensilvanisë kanë kryer një studim përsa i përket trurit të femrave dhe të meshkujve.

Ekipi studioi trutë e 1000 meshkujve dhe femrave për të parë se ku ndryshonin nga njëri-tjetri në mënyrën e funksionimit. Sipas studimeve, truri i meshkujve dhe i femrave ndyshojnë, dhe kjo është arsyeja që disa veprime kryhen ndryshe nga të dyja palët.

Nga rezultatet doli se truri i meshkujve ka më shumë ndërlidhje nervore mes lobit frontal dhe të pasmë. Kurse femrat kanë më shumë lidhje mes dy hemisferave dhe këtu është ndryshimi me meshkujt, gjë të cilën këta të fundit nuk e kanë.

Diferenca mes tyre tregon pse meshkujt janë më produktivë për kryerjen e disa veprimeve siç është drejtimi i biçikletës. Kurse femrat janë më produktive në kryerjen e disa detyrave në një kohë dhe përsa i përket memories.

Ato kujtojnë më shumë se meshkujt ngjarje dhe episode të së shkuarës.

truri i femrave dhe meshkujve


(v.gj/shqiptarja.com)