Truri i femrave i programuar të
reagojë ndaj të qarës së foshnjes

Truri i femrave i programuar të <br />reagojë ndaj të qarës së foshnjes
ROMË - Truri i femrave është i programuar të reagojë ndaj të qarave të foshnjeve edhe në një gjendje qetësie, doli nga një studim i fundit i publikuar në revistën "NeuroReport" të muajit maj, nga një sërë studjuesish italianë.

Studjuesit Gianluca Esposito i institutit japonez "Riken Brain Science" dhe Nicola Pisapia nga Universiteti i Trentos përdorën skaner neuroimazhinare të trurit për studimin e shenjave të foshnjeve kur kanë uri dhe mënyrën si ndikojnë ato në aktivitetin e trurit të një burri dhe gruaje të rritur, të cilët qëndrojnë në një gjëndje mendore pushimi-syhapur.

Pavarësisht nga statusi prindëror, burrat dhe gratë reaguan ndryshe ndaj të qarave të foshnjave.
Shkencëtarët zbuluan se në zonat e trurit paraballore, mesore, shpinore dhe zonën e poshtme, të njohura si zonat që bëjnë të mundur "përhumbjen mendore", rrjedha tipike e të menduarit në gjendjen e pushimit-syhapur, qëndroi aktive te burrat të ekspozuar ndaj të qarave të fëmijëve, ndërsa te gratë, aktiviteti në këto rajone është i ulët.

Ky aktivitet nënkupton se truri i femrave i përgjigjet kërkesës foshnjore për t'u ushqyer duke ndërprerë përhumbjen mendore kur ekspozohen ndaj zërit të të qarave foshnjore kur kanë uri, ndërsa meshkujt vazhdojnë këtë gjendje pa ndërprerje.

"Kjo aftësi nuk do të thotë se baballarët janë më 'të këqinj' se nënat. Thjesht, pasqyron se ka një ndryshim në mënyrën sesi është zhvilluar reagimi te femrat dhe meshkujt," deklaroi Esposito për ANSA-n./atsh

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK