Tryeza e bisedimeve, deputeti socialist: Nuk ulemi kurrë me non-gratat! Poli Hoxha: Pakt i ri me Ramën! Meçe: Berisha u dogj

Tryeza e bisedimeve, deputeti socialist: Nuk ulemi kurrë me non-gratat! Poli Hoxha: Pakt i ri me Ramën! Meçe: Berisha u dogj

Emisioni 'Studio Live'

Ulja në tryezën e bisedimeve të deputetëve të Partisë Socialiste dhe Rithemelimit ishte tema në 'Studio Live' në Report TV. Gazetari Poli Hoxha e sheh si një rikthim të Berishës në tryezën e lartë politike prej kryeministrit Rama.

'Sot ka qenë një ditë e lezetshme në kuptimin mediatik dhe politik. Lajmi ishte që ngeli masa në fuqi për Berishën. Lajmi tjetër ishte hapja e 21 janarit, që strumbullari ishte Berisha. I treti është që Edi Rama e ul Berishën në tryezën e lartë politike. Rikthehet polariteti Rama-Berisha prej 2008. Kemi dy botë që përplasen. Bota e klasës së vjetër politike të korruptuar, kemi dhe botën e drejtësisë. Sa më shumë ecën bota e drejtësisë aq më e vogël është rrugëdalja. Futja si mish dhie larg e larg për të ngritur një komision ad hoc që do kontrollojë SPAK. Kur vjen puna bashkohen dhe e bëjnë hapur. I ka ardhur limit, limiti i pasurisë dhe i dënimit penal. Do shikojmë çudira tek ky pakt i ri Berisha-Rama. Do mbyllet tranzicioni apo do na fusin një ristartim të një 30-vjeçari tjetër tranzicioni?,’ tha Poli Hoxha.

Ndërkohë deputeti Ilir Metaj në lidhje Skype u shpreh se mazhoranca kurrë nuk do të bëjë negociata me dikë që është non-grata.

'Fjala negociatë është paksa e madhe. Takime mes grupeve parlamentare kanë ndodhur edhe më para. Për të arritur në një afrim në dialogun që zgjidh edhe problemet në botën demokratike. Së fundmi mesa duket është arritur një qartësim nga një pjesë e opozitës. Kanë parë që u duhet të rikthehen në pozicionet që drejtësia u imponon. E shikoj si një rikthim në pozicion të përafërt të opozitës, ku ajo u nis 5 muaj më parë në bllokimin e jetës parlamentare. Është afruar më në fund kuptimit. Ka kuptuar që komisionet hetimore janë një e drejtë por jo absolute kur shkelet kushtetuta.

Më vjen keq që dëgjova, të shikoj ku do vejë ky pakt Rama-Berisha,  nuk e di çfarë pakti po flet? Berisha është non-grata dhe nuk ka per t’u ulur kurrë në bisedime me Partinë Socialiste apo kryetarin e Partisë Socialiste. Opozitën nuk e zgjedhim ne, është zgjedhur nga populli shqiptar. Dhe ne do të ulemi të flasim me opozitën, jo me Sali Berishën. Se si ndahet opozita është problemi i tyre jo i yni.', u shpreh deputeti Metaj.

Por Poli Hoxha replikoi duke thënë se kodin e ri zgjedhor nuk e do as Rama dhe as Berisha.

‘Mazhoranca nuk e do kodin zgjedhor, por edhe Berisha nuk e do. Më e ndyra, më malinja është që ka dhe një grup në Kuvend që duhen 84 vota që të ngrihet një komision që duhet të jetë bipartizan që të kontrollojë SPAK dhe GJKKO. Edhe Bardhi merr pjesë në atë komision.’, shtoi Poli Hoxha.

Kjo është e pavërtetë sipas deputetit socialist. Sipas tij, mazhoranca është e hapur gjithnjë për sugjerime për Kodin Zgjedhor.

‘Nuk ka asnjë argument që mazhoranca nuk do reformën zgjedhore. Ka qenë e hapur që në fillimi dhe e gatshme në çdo takim. Që në krye të herës ka qenë e gatshme për rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ka pritur opozitën të marrë rolin e saj në këtë komision. Dhe megjithatë mazhoranca vijon të jetë aty për çfarëdolloj sugjerimi që opozita ka. Dhe për të arritur në një produkt. Nëse opozita nuk ka asnjë argument bindës për ndryshimin e kodit zgjedhor, nuk do të thotë që nuk do të shkohet me këtë kod zgjedhor.’, tha deputeti Metaj.

Së fundmi, analisti Arben Meçe në studio komentoi zhvillimet e fundit se tryeza e bisedimeve nuk shkon nga pikëpamja ligjore, por nga pikëpamja politike shkon pasi zgjidhet ngërçi në parlament

‘Kemi një aksion politk që përjashton qoftë Bashën, qoftë Berishën. Deri më sot askush nuk ka marrë vesh çfarë diskutohet në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Flitet se kush do të jetë nënkryetar. Tashmë del një aksion nga kryetarja e cila nuk është strukturë politike. Janë dy struktura politike PS-Rithemelimi. Nuk funksionon kështu. Në parlament ka ligj. Nuk është e vrëtetë që Bardhi është ligjërisht kryetar i grupit të PD. PD është e Lulzim Bashës dhe të drejtën e ka ajo. Si një ditë të bukur u ul në tavolinë si kryetar i paligjëruar.

Parlamenti duhet të kapërcejë ngërçin. Dhe janë bërë disa lëvizje, që në planin ligjor janë të papranueshme por në planin politik janë të pranueshme. Pasi parlamenti do vijë në normalitet. Nuk është kompromis, është zgjidhje politike. Të gjithë mësuam që Berisha nuk kthehet më në politikë. Sistemi i drejtësisë së re e përjashtoi Berishën. Berisha u dogj. Por ajo parti nuk mund të jetë e lidhur më me një person. Duhet gjetur një zgjidhje për atë parti. Por duhet një strukturë e re.’, tha Meçe.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tini: 12/03/2024 21:17

    Nga ma gjeti Rama kete Ilir metaj.. pupup asnje se do ne Vlore. Si qesh buza kurre.. po kur rri serioz.. po kujt i plasi k…i per seriozitetin tend. Me Popullin tend rri serioz!! Yyyy sto dhiavolo. Ti dhe gjith kasta juaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi