Tryeza e Drejtësisë, PD jep
sinjale bashkëpunimi për reformën

Tryeza e Drejtësisë, PD jep<br />sinjale bashkëpunimi për reformën
TIRANE- Opozita hedh poshtë dilemat për pjesëmarrjen në reformën në drejtësi. Në tryezën e organizuar dje nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, përfaqësuesi i Partisë Demokratike theksoi se do të jetë në të gjitha tryezat që do të organizohet duke lënë të kuptohet se do të marrë pjesë edhe në tryezat që do të organizohen në Kuvend.

Ndonëse nuk ishte përfaqësuar në nivele të lata politike, PD kishte dërguar dje në tryezën e saj këshilltarin e grupit parlamentar për çështjet ligjore, Gazmend Bardhi i cili theksoi se opozita do të marrë pjesë në të gjitha tryezat si edhe do të denoncojë të gjitha rastet ku do të konstatohen shkeljet e parimeve demokratike. “Do të jemi pjesë e çdo tryeze, do të kontribuojmë sa herë të paraqitet një projektligj me vizionin dhe ekspertizën tonë ashtu siç do të denoncojmë sa herë ndodh deformimi i parimeve që duhet të udhëheqin sistemin e drejtësisë”, tha Këshilltari i Grupit Parlamentar demokrat për Çështjet Ligjore, Gazmend Bardhi.
 
Detajet konkrete për mënyrën se si do të bëhet reforma në drejtësi i dha kryetari i Komisionit Parlamentar të Ligjeve Fatmir Xhafa, ku njoftoi ngritjen e strukturës parlamentare në javët e ardhshme dhe thelbin e saj së pari kushtetues. “Për hir të reformës të ofrojmë konsensus, kohë dhe hapësirë për të gjithë, për opozitën dhe për të gjithë aktorët e sistemit veçanërisht si dhe për asistencën ndërkombëtare. Kemi besim tek ekspertët dhe këto do ta shprehim duke lënë reformën dhe shkrimin e ligjeve që do të jenë pjesë e saj jo në duart e politikës, por do ta vendosim në duart e ekspertëve më të mirë të sistemit të drejtësisë dhe asistencës ndërkombëtare. Së bashku mund të finalizojmë një reformë që do të zgjasë në kohë”, tha Xhafa. 

Deklaratat e kreut të Komisionit të Ligjeve që politika duhet t’i rrijë larg procesit të reformës dhe se ajo do asistohet nga ekspertët ndërkombëtarë, së pari nga Komisioni i Venecias i përmbush një kusht opozitës, por edhe një kërkesë të Presidentit, që u përfaqësua me këshilltaren ligjore.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço theksoi dje se kjo reformë do të prek edhe Kushtetutën e vendit si dmosdoshmëri për të arritur në një reformë jetëgjatë. Por këto ndryshime në kushtetutë kërkojë edhe më shuam vota se sa ka mazhoranca. Aktualisht koalicioni qeverisë ka në përbërje të tij 85 deputet nga 94 që kërkohen për të bërë ndryshimet në Kushtetutë. Por bashkëpunimi i mazhornacës me PDIU-në e cila ka kohë që është pranë shumicës do të çonte numri ne deputetëve në 90, sërish 4 më pak se sa minimumi i nevojshëm. Kësisoj mazhorancës do ti duhet me domosdo një bashkëpunim me PD-së.

Procedura

Ndryshimet ligjore bëhet me komision të posaçëm

Parlamenti do të nis pas pak javësh procesin e ngritjes së komisionit të posaçëm parlamentar mbi reformën ën drejtësi. Këtë gjë e pohoi dje vetë kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj i cili theksoi se këto ndryshime do ti bëj Kuvendi nëpërmjet një komisionit të posaçëm pasi edhe ndryshimet ligjore në këtë proces do të jenë të shumta. Kësisoj opozita ka ende kohë që të arrijë një marrëveshje me mazhorancën për të garantuar pjesëmarrjen e saj në këtë proces.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 1 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë