Basha takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Respektimi i plotë i të drejtave të shqiptarëve rruga e sigurtë e përparimit europian

Basha takon kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut: Respektimi i plotë i të drejtave të shqiptarëve rruga e sigurtë e përparimit europian

Lulzim Basha, Afrim Gashi dhe Oriola Pampuri

Shkup- Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga deputetja Oriola Pampuri, janë pritur në një takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Pas takimit, Gashi u shpreh se biseda u fokusua për shqiptarëve në rajon, për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, në Shqipëri, si dhe për procesin e integrimit Europian. 

“Është kënaqësi që në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot kam mysafir, mikun tim zotin Lulzim Basha, kryetarin e Demokratëve Euroatlantikë. Biseduam për gjërat e përgjithshme që i kemi hallet ne shqiptarët gjithandejë, për zhvillimet në Maqedoni, në Shqipëri, për Procesin Eurointegrues të vendit tonë, për partitë e djathta për konceptet politike në përgjithësi. Mbi të gjitha ishte një bashkëbisedim shumë i këndëshëm, siç e kemi pasur gjithmonë me mikun tim Lulzim Basha” – u shpreh kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Nga ana tjetër, Basha uroi kryeparlamentarin për detyrën e re, si dhe për përgjegjësinë dhe maturinë që tregon në raport me interesin Kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ai gjithashtu shprehu mbështetjen, mirënjohjen dhe angazhimin e tij dhe të Demokratëve Euroatlantikë dhe të gjithë shqiptarëve që duan që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin krah për krah përpara në procesin e integrimit europian.

“Dua ta uroj edhe njëherë zotin kryetar për detyrën e lartë që ka dhe për përgjegjësinë dhe maturinë që tregon në raport me objektivat politike, integruese të Republikës të Maqedonisë së Veriut, por edhe interesin Kombëtar të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Dua ta përgëzojë atë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe t’iu uroj punë të mbarë në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut si faktor shtetformues dhe aksionerë kryesor në procesion e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Proces i cili duhet të ecë pa pengesa përpara, si për fqinjin tonë, ashtu dhe për Shqipërinë, për Kosovën dhe për të gjithë vendet e tjera të rajonit. Diskutuam natyrisht edhe për çështjet e tjera që na kanë lidhur edhe më përpara, ato të partive të djathta, partive anëtare të Partisë Popullore Europiane, dhe të perspektivës së fuqizimit të proceseve demokratizuese dhe integruese për shqiptarët në veçanti dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në përgjithësi. Kështu që dua ta falënderojë nga zemra për mikëpritjen, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të përhershëm në dobi të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe natyrisht të ecjes përpara të Republikës të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit europian të vendit me gjithë reformat e brendshme. Dhe ta sigurojë për mbështetjen, mirënjohjen dhe angazhimin tim, të Demokratëve Euroatlantikë dhe të gjithë shqiptarëve që duan që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të ecin krah për krah përpara në procesin e integrimit europian. Sigundër shpresoj që ta mirëpresim së shpejti në Shqipëri” – u shpreh Basha.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'