Tryezat e PS-së, ja emrat
e qeverisë hije të Ramës

Tryezat e PS-së, ja emrat<br />e qeverisë hije të Ramës
Kryetari socialist Edi Rama ka vijuar debatimin për programin qeverisës të PS në tryezat e organizuara për të gjithë elementët e kësaj qeverisjeje. Që nga ekonomia e deri tek sporti, në këto tryeza, janë debatuar të gjitha politikat që PS synon të aplikojë në të ardhmen, kur të jetë në qeverisje e për të cilat ka kërkuar mendimin e ekspertëve dhe përfaqësuesve të grupeve të interesit. Edhe dje, në tryezën e organizuar për sipërmarrjen private, në krye të së cilës qëndronin Ahmetaj por dhe anëtarja e kryesisë, Mimi Kodheli bashkëbisedimi ka qënë konkret. Por teksa janë evidentuar të gjitha tryezat e zhvilluara deri më tani për programin e PS, ajo që është vënë re, ka qënë tentativa e kreut socialist Rama për të përvijuar grupin nga i cili mendohet se do dalë dhe kabineti I ardhshëm qeverisës, kur socialistët të vijnë në pushtet. Pra, me këtë evidentim të herëpashershëm të këtyre elementëve aktive në ekonomi, financë, arsim, shëndetësi, rend, sipërmarrje, qeverisjen vendore, në drejtësi, duket se Rama po prezanton përpara shqiptarëve qeverinë "hije" të nesërme, dhe njerëzit që do marrin përsipër qeverisjen e vendit kur opozita të vijë në pushtet. Kështu, në plan të parë dalin sekretarët e përcaktuar për të drejtuar punën për shërbime të caktuara që kanë të bëjnë me qeverisjen e nesërme të vendit. Kështu, rëndësi të marrë kanë marrë sekretarët për pushtetin vendor, sipërmarrjen dhe grupet e interesit, burimet njerëzore, emigracionin e rininë, ku janë në krye të tyre përkatësisht Bashkim Fino, Arben Ahmetaj, Armando Subashi dhe Erjon Veliaj, pa përjashtuar anëtarët e kryesisë Kodheli e Gjiknuri, mund të thuhet se kanë vendosur "shenjën" e tyre për të qënë nesër në qeverisje, në dikasteret përkatëse.

Por ndërkohë që në kushtet kur me statutin e PS, sekretarët janë të përjashtuar nga mundësia për të qenë në kabinetin qeveritar, "violinë" e parë dalin anëtarët e kryesisë, sipas profileve për të cilët janë specializuar e mbi të gjitha krerët e grupeve të punës që përkojnë me dikasteret e qeverisjes. Mund të përmendim emra, mes të cilëve për Arsimin Ledi Shamku, për Punësimin Arbër Mazniku, për Shëndetësinë, Klodiana Spahiu, për financat Adriana Berberi, për Energjinë Andis Harasni, për Turizmin Artan Lame, për zhvillimin rural Agron Duka, për Rendin Ilir Gjoni, për drejtësinë Shega Ligori, për telekomunikacionin Ilir Zela, për të përndjekurit Keti Bazhdari, për Sportin Fidel Yllin, për Diplomacinë Marko Bello, Kulturën Kiço Londo, Rininë Elisa Spiropali, Çështjet sociale Kosta Barjaba, Planin e Përgjithshëm Kombëtar, Eduard Shalsi, Çështjen e Pronës Merita Qato, Sipërmarrjen në fshat Petrit Ago, për Autonominë Vendore Artan Shkëmbi e për Mediat Iris Luarasi. Pra të gjithë të përzgjedhur sipas profileve të tyre e prioriteteve që socialistët do ti japin qeverisjes së nesërme. Pikërisht nga ky grup i madh i anëtarëve të kryesisë, sekretarëve, kryetarëve të grupeve të punës pritet të dalin ministrat e zv.ministrat e rinj të nesërm të së majtës në pushtet, pa përjashtuar aleatët.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Njoftimi zyrtar i SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha

Njoftimi zyrtar i SPAK: Organizata kriminale e Suel Çelës trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës! Korruptoi shefin e krimeve e gjyqtaren në detyrë në atë kohë! Zbardh rolin e gazetarëve Elton Qyno e Artan Hoxha