Nëpërmjet një fjalimi në orët e vona të mbrëmjes së të hënës në Parlament, kryeministri grek ka paralajmëruar se do të sigurojë daljen e vendit të tij nga kriza deri në vitin 2019. Ndërkohë, statistikat zyrtare konfirmojnë rritje të lehtë të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kryeministri grek Alexis Tsipras ka përcaktuar prioritetet e tij politike në parlament e ndërsa Ministri i Financave Euklidi Tsakalotos u takua me kolegët e tij të eurozonës në Luksemburg për të diskutuar mbi reformat në mënyrë që vendi të marr këstin e radhës.
Duke iu drejtuar parlamentit të ri, Tsipras tha se objektivat kryesore të qeverisë së tij ishin për të rivendosur stabilitetin ekonomik, të sigurojë një rritje ekonomike, të ulin nivelin e borxhit publik si dhe një reformë kundër evazionit fiskal. "Ky parlament do të sigurojë daljen e vendit nga kriza brenda mandatit katër-vjeçar të qeverisë", siguroi Cipras.
Ministrat e financave të zonës euro gjatë takimit të së hënës pasi studiuan prjekt-buxhetin e qeverisë greke kërkuan nga Athina të ecë më shpejt me reformat. Të dhënat e fundit zyrtare nga Athina flasin për një rritje të prodhimit grek me 1.3 për qind për gjithë 2016-ën, pas një rënieje prej 2.3 për qind që ishte në 2015.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO