Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras njoftoi presidentin se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme duke i kërkuar shpalljen e datës së zgjedhjeve.
Kjo deklaratë erdhi pas rezultatit në zgjedhjet e europiane, ku partia e kryeministrit grek humbi ndaj partisë opozitare Demokracia e Re e Kryriakos Mtsotakis.
Teksa ishte duke folur me presidentin Prokopis Pavlopulos, Tsipras përsëriti nevojën për një rekurs të hershëm të votimeve me qëllim stabilizimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.

"Pas zgjedhjeve evropiane, në vend është formuar një klimë e zgjatur elektorale, e cila paraqet rreziqe për ekonominë, prandaj po kërkoj për shpërbërjen e Shtëpisë:, u shpreh Tsipras.
Ai foli për krijimin e një termi presidencial katër-mujor që paraqet rreziqe për sakrificat e popullit grek.
Presidenti Prokopis Pavlopulos, pranoi kërkesën e kryeministrit Tsipras për zgjedhje të parakohshme.
Orët e ardhshme pritet të lëshohet Dekreti I Presidentit për shpërbërjen e Shtëpise të cilët do të dërgohen në Parlament.
/Shqiptarja.com
Komente

