Mos e bëj. Nuk të çon larg kjo politikë e të trajtuarit apo “trajnuarit” të punonjësve.

E ndërsa sipërmarrësit apo menaxherët e bizneseve, mendojnë ndëshkime për stafin, në mospërmbushje të detyrave, politikat bashkëkohore të zhvillimit të burimeve njerëzore merren me faktorët e motivimit të stafit. Ndërsa, “gjobë-vënia” është një koncept tejet i prapambetur dhe hyn te faktorët e demotivimit.

Një staf i demotivuar, është një staf që nuk performon, një staf që nuk shet dhe ndërsa ti sapo i vure gjobë se erdhi 5 minuta me vonesë, ai as nuk arriti të shërbente siç duhej apo të shiste produktet dhe shërbimet e kompanisë tënde, pasi ishte i revoltuar me ty. Ja gjoba jote! Humbe në shitje, të ra performance e me siguri shumë shpejt do t’a humbesh dhe stafin.

Faktorët kryesorë të demotivimit të punonjësve janë: mungesa e lidershipit, konfliktet në vendin e punës, mosvlerësimi financiar dhe sidomos ai moral, fokusi te objektivat afatshkurtër pa një vizion në karrierë, mungesa e arsyes “përse të vij në punë”, “përse të jap më të mirën”, etj.

Tani, shtojini dhe “Gjobat” kesaj liste: gjobë se u thye një gotë, gjobë se erdhe me vonesë, gjobë se u ankuan klientët për ty, gjobë se s’me pëlqen si i mban flokët…

Punëdhënia bashkëkohore është gjjithmonë në kërkim të politikave të motivimit të stafit. Një punëdhenës eficent dhe i susksesshem fokusohet që klima në punë të jetë e mirë e në funksion të objektivave të kompanisë, që punonjësit të shohin një rrugë ku mund të zhvillohen brenda kompanisë, të ndihen të vlerësuar etj.

Nga piramida e famshme e Maslow, kuptojmë se, që një staf të arrijë me të mirën, duhet të ngjisë disa shkallë të piramidës duke përmbushur nevojat e tij në menyrë që të japë rezultat në punë.

Së pari, janë nevojat fiziologjike minimale. Sa nga punëdhenesit sigurojnë ushqim dhe pije për stafin e tyre? Nga puna ime si konsulente në sektorin e turizmit, kam parë kamarierë të uritur qe punojnë 12 orë, barmanë që duhet t’a blejnë shishen e ujit apo kafen me gjysëm cmimi (bravo! u kurseve) e recespionistë të etur. Në shkallën e dytë, flitet për nevojat që lidhen me sigurinë. Sa i sigurt ndihet stafi, kur i thua: do të të heq nga puna, do të të vë gjobë etj.

Ja ku ngele, te gjobat, që te shkalla e dytë, pa kaluar me tej në shkallën tjeter kju behet fjale për aspektin social, pjesën e skuadrës, të ndihesh pjesë e familjes dhe per të vazhduar me aspektin e të ndjerit i vlerësuar. Më tej, jemi në majën e piramidës “Vetë-aktualizimi”, kur punonjësi ka arritur në pikun e tij. Pra, ka arritur në përmbushjen totale të aftësisë, së talentit dhe kapacitetit të tij.

I doni punonjësit të arrijnë potencialin e tyre, të japin gjithe talentin dhe aftësinë në një vend pune? Epo, po kërkoni majën, kur ju vetë si punëdhënës, keni ngelur keni ngelur te baza, që ne hapin e parë dhe të dytë, te plotësimi i nevojave fiziologjike në vendin e punës si edhe ato që lidhen me sigurinë, gjobat, psh.

Ndaj, duke i vëne gjobë stafit, i ke vënë gjobë vetes.

*Akademia e Mikpritjes dhe Turizmi