Këtë të diel (5 nëntor) në Tiranë është mbajtur një protestë pro-palestinës nga aktivistë dhe mbështetës të popullit palestinez, të cilët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”. Me pankarta në duar dhe me thirrjet për t’i dhënë fund luftës së përgjkshme protestuesit përshkuan rrugët e kryeqytetit deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Tubimi u organizua nga 6 shoqata të cilat janë “Mexhlis”, “Ardhmëria”, “Thirrja në Mirësi”, “TUMED”, “Qendra për Kulturën Islame Evropiane” dhe “Ensar”.

Tubimi nisi në orën 12:00, në sheshin “Skënderbej” dhe më pas protestuesit marshuan deri sheshit “Nënë Tereza”.

Protesta në mbështetje të paqes dhe lirisë së popullit palestinez, y shoqërua me thirrje nga qytetarë dhe aktivistë të cilët njëzëri kërkonin fundin e luftës në Gaza.