SHKODËR - Me flamuj Çek dhe me fotografitë dy turistëve të vrarë në Prekal, qytetarët e Shkodrës kanë marshuar nëpër rrugët e qytetit në shenjë nderimi dhe revolte ndaj aktit të kryer. Ata shprehen se kjo ngjarje është një tronditje e madhe për të gjithë ne dhe se ky marshim tregon solidaritetin dhe dënimin e këtij krimi.
Hanna na Demetrova një turistë Çeke e cila shpesh e viziton vendin tonë, shprehet se “Ky solidaritet i treguar është një shenjë që këto ngjarje janë sporadike dhe shpresojmë që të mos përsëriten më”. Ajo shton se siguria e jetës në jo pak raste nuk mund të garantohet në Shqipëri dhe se rastet ndodhin, por kjo nuk do thotë që ne këtu nuk jemi të sigurt.
Në qendër të qytetit të Shkodrës në fund të marshimit qytetarët e shumtë të mbledhur në shenjë solidariteti ndezën qirinjtë për dy turistët cek të ekzekutuar në mënyrë makabre.

Foto të tjera

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO