Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ironizuar në një mënyrë mjaft pikante, tubimin që presidenti Ilir Meta do të mbajë më 2 mars për kushtetutën siç ai shprehet dhe për të penguar grushtin e shtetit nga ana e mazhorancës, siç Meta thotë.

Video në fakt është e vjetër, por Veliaj e ka risjellë në Instagram, dhe bën fjalë për një vajzë që pyetet se kush është presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Ilir Meta, kush është? Ajo përgjigjet: Erion Veliaj.

"U bëfsh 100 vjeç o goce , se duhej pak humor në këtë ditë gri.  Të ka Lali xhan, mos e vrit mendjen ç'a thotë bota", shkruan Veliaj teksa shpërndan videon në rrjetin social.