Protestuesit të cilët kanë marshuar sot në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", kanë mbajtur në duar pankarta të ndryshme. Në shkrimet e tyre janë bërë thirrje ndaj kryeminstrit Edi Rama. Një prej tyre ka mbajtur mbishkrimin "Hapni llotot", thirrje e cila vjen pak kohë pasi kryeministri miratoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit.
Në protestë nuk kanë munguar dhe akuzat për qeveritarët duke i qujatur oligarkë, "Shqipëria e shqiptarëve jo e oligarkëve". Nuk kanë munguar edhe pankartat me foto të kryeministrit Edi Rama. Që në nisje të protestës protestuesit kanë djegur një foto ku kryeministri krahasohet me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduron.
Nndërkohë një protestues ka shkëputur një foto të tij nga incidenti i ndodhur në kuvend dy ditë më parë, kur kryeministri u sulmua me bojë nga nënkryetari i demokratëve, Edi Paloka.
Komente








