Në tubimin e përjavshëm të organizuar nga Partia Demokratike para godinës së Kryeministrisë, ditën e sotme është vënë re një prezencë shumë e ulët e pjesëmarrësve.
Të pranishmit në ‘Foltoren’ e Berishës ishin aq pak, sa mund të numëroheshin edhe me gishtat e dorës. Kjo tregon se kryedemokratin po e braktisin edhe militantët e vet, pasi nga protesta në protestë ka një bjerrje të numrit të të pranishmëve.
Lidhur me këtë fakt, ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar Berishën dhe PD-në.
Sipas Ballës, ende pa u ndërruar ora, kishte mundësi që militantët e Berishës të dukeshin më të shumtë në numër, pasi errësohej shpejtë. Ndërsa tani që errësohet më vonë, sipas Ballës, realiteti është më i vështirë për t’u fshehur.
“Fati i keq për krushqit tani që zgjati dita se kur errësohej shpejt kishin mundësi të dukeshin më shumë”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një fotografi ku duket qartë pjesëmarrja e ulët në Foltoren e Berishës.
Komente












