Tubimi në Gjirokastër për shqiptarët e vrarë në Greqi, nis organizimi në rrjetet sociale: Mbro dinjitetin tënd

Tubimi në Gjirokastër për shqiptarët e vrarë në Greqi, nis organizimi në rrjetet sociale: Mbro dinjitetin tënd

Foto ilustruese

Vrasja e shqiptarëve në Greqi është bërë një ndër temat më të diskutuara së fundmi në vendin tonë, kjo edhe prej faktit që vetëm në harkun kohor të një muaji humbën jetën 4 shtetas shqiptarë në Greqi.

Që pas vrasjes së minoritarit Konstandin Kaçifas në Bularat, në Greqi është vrarë Altin Mullai nga policia greke, Petrit Zifle nga një anëtar i Agimit të Artë dhe Marios Isak me një plumb në gjoks po në Greqi ndërsa një 35-vjeçar u gjet i pajetë në burgun e Trikallasë, shkaqet e vdekjes të të cilit ende nuk dihen.

Këta janë vetëm viktimat e fundit, por në total janë mbi 170 shqiptarë janë vrarë në Greqi nga policia, ushtria dhe gardianët e burgut dhe si duket kjo është një arsye e mjaftueshme për të protestuar. Për këtë qëllim shoqatat atdhetare kanë nisur organizimin në rrjetet sociale, duke ftuar qytetarët të bëhen pjesë e tubimit të shtunën në orën 11:00 përpara bustit të Çerçiz Topullit. Nisja nga Tirana do të bëhet në orën 04:30 minuta nga sheshi "Nënë Tereza" dhe udhëtimi do të jetë falas.

Ftesa në rrjetet sociale nga një prej shoqatave atdhetare

Ndërkaq, vlen të theksohet se paralelisht, po të shtunën, do të zhvillohet në Bularat ceremonia për të 40-at e minoritarit Konstadin Kaçifa, ku pritet të marrin pjesë qytetarë të ardhur me autobusë nga Greqia. Nga ana tjetër, policia ka marrë masa për ndalimin e hyrjes në territorin shqiptar të elementëve ekstremistë duke blinduar kufirin me forca të anti-terrorit. 

r.k.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ladi: 08/12/2018 22:22

    Vite pare ne greqi kan pare se si nje oficer grek qelloj me pushke automatike drejt nje gruppi me emigrant shqiptar vetem spese ata nuk ndaluan e njeri prej tyre ngeli i plagosur rende(nuk di fundin e tij)dhe pasi i kapen te tjeret thuajse i vrane me te rahur .. qe ne ato momente thash keta jane race e poshter. Poshte greku Liri camerise .nje per te gjithe e te gjithe per nje.

    Përgjigju
  • Fredi: 07/12/2018 16:32

    Hiqni tabelat blu në rrugën nacionale nga Gjirokastra në kufi që shkruhen në gjuhën greke. Minoritarët po të duan tabela drejtimi në gjuhen greke, ti vendosur ato në fshat të tyre, nga hauret e tyre e deri tek qëndra e fshatit te dyqani i bukës. Por tabelat e medha blu te rrugeve nacionale duhet të shkruhen ne shqip dhe anglisht. Turp i madh që shkruhen ne greqisht se greku nuk pjerdh të shkruaje tabelat e tij në rruget matanë kufirit, në gjuhen shqipe. AI OSE ATA QË DHANË URDHER QË TABELAT BLU NË RRUGET NACIONALE TË SHKRUHEN NE GREQISHT DUHET TË JAPIN LLOGARI SE PSE E MORËN NJË VENDIM TË TILLË. A ka ndonjë media të bëjë reportazh për një gjë të tillë?

    Përgjigju
    • Pellum: 08/12/2018 20:01

      Jam 100% me mendimin tuaj ato tabela duhet te hiqen sa mepar se Jan nje turp per ne

  • Abedin mba shenim: 07/12/2018 16:05

    Po ju ço beni tek çeçua ikni ne bularat po jeni burra atje mbrohet dinjiteti hiqini te gjithe ato parrulla anti shqiptare

    Përgjigju
  • Fredi: 07/12/2018 14:45

    Në kufi protestën që të mos lejoni mjekrat jevge talebane të kalojnë kufirin! Të ngrihet flamuri gjigand tek sheshi Çerçiz Topulli.. Gjithashtu shikoni se më ç’mënyrë grekët dinakë e kanë vendosur flamurin e tyre në konsullaten e tyre në Gjirokastër. E kanë vendosur djagonalisht që të duket sa më tepër jashtë godinës dhe jo pingul siç duhej të ishte. (Kjo e fundit për gazetarët që ta kostatojnë dhe të flasin që shërbimet të marin masa. Flamuri grek të jetë pingul dhe jo diagonalisht!)

    Përgjigju
  • Tirana: 07/12/2018 14:26

    Kote keni dal se jena popull pa zote shpijete.

    Përgjigju
    • Agim Senka: 07/12/2018 17:21

      Ore vellezer Shqipetar mendimi ime eshte qe me vendosmeri tubimi te behet ne Bularat te hiqe me cdo cmim ose me cdo kusht parrullat antiShqipetare dhe te hiqen te gjithe flamujt grek gjithaashtu i lutem qeverise tone mos te lejoj kembe greku ne territorin tone dhe te ndalojn hymnin e greqis ne bularat dhe te vendose flamurin tone kuq e zi se eshte toka jone esht atdheu sote ka nevoj per vendosmeri dhe trimeri ashtu si esht koka e Shqipetari rrofte atdheu yne SHQIPERIA DHE BIJTE E BIJAT E SAJE POSHTE RRACIZMI RESPEKT.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër