Ekzekutohet me armë zjarri 63-vjeçari shqiptar, mediat greke: Është qëlluar nga një distancë e afërt

Ekzekutohet me armë zjarri 63-vjeçari shqiptar, mediat greke: Është qëlluar nga një distancë e afërt

Foto ilustruese

Një shqiptar është gjendur i pajetë mëngjesin e sotëm në një rrugë në zonën midis Dragotenit dhe Spartas të Korfuzit, me plagë të shkaktuara nga ekzekutimi me armë zjarri. Trupi i pajetë i 63-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është pikasur nga kalimtarët. Sipas mediave greke, këto të fundit kanë njoftuar në mënyrë të menjëhershme stacionin e policisë së Lefkimit.

Po sipas këtyre mediave, është konstatuar se 63-vjeçari shqiptar është qëlluar nga një distancë e afërt. Zbardhja e ngjarjes është marrë përsipër nga Drejtoria e Policisë së Korfuzit, e cila po zhvillon një hetim për këtë çështje.

63-vjeçari, me banim në Korfuz, raportohet se i kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes dhe kanë qenë pikërisht ato që kanë mobilizuar forcat policore për kërkimin e tij, duke e kallëzuar në Polici për zhdukje.

Kjo është vrasja e katërt e regjistruar brenda kësaj jave në territorin grek. Altin Mullai mbeti i vrarë më 22 nëntor nga një shkëmbim me armë zjarri nga policia greke, pasi u kap në tentativa për të transportuar çanta me drogë. Ndërsa të dielën, një 35-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë. Deri më tani, ende nuk është bërë e ditur nëse 35-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale apo jo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël

'Ata ishin 2 autorë!' Policia do të rimarrë në pyetje babain e shokut të Martinit: I dyti ka pasur thikë më të vogël