GREQI - Altin Mullai është shqiptari i vrarë nga policia greke mbrëmjen e djeshme, gjatë një përplasjeje me armë zjarri pranë zonës së Janinës. 39-vjeçari sëbashku me 3 shqiptarë të tjerë po transportonte lëndë narkotike me çanta, kur policia greke shkëmbeu zjarr. Nga konfrontimi me armë zjarri mbeti i plagosur edhe një efektiv policie grek, i cili gjendet momentalisht në spitalin "Haxhikosta" në Janinë.
Sipas burimeve të Report Tv, Altin Mullai ka qenë një person me precedent kriminal. Mulla u dënua më 13 mars të 2006-s nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 16 vjet e 8 muaj burg për veprën penale "Vrasje me dashje" dhe u arrestua më 30 tetor të 2015-s. Mullai u lirua nga IEVP Peqin, ku vuante dënimin për plotësim afati, më datë 3 gusht të 2018-s.

Shqiptari i vrarë nga policia greke, Altin Mullai
Mediat greke raportuan ditën e djeshme se Mullai sëbashku me 3 shqiptarët e tjerë, po mundoheshin të kalonin nga kufiri konkretisht çanta me 13 pako që përmbanin 166 kg e 200 gram marijuanë. Krahas sekuestrimit që iu bë lëndës së tyre narkotike, policia greke iu sekuestroi edhe dy armë të tipit kallashnikov.
Paraprakisht mendohet se vrasja e 39-vjecarit mendohet të jetë një formë hakmarrjeje e policisë së shtetit fqinj përkundrejt ekzekutimit të ekstremistit grek nga policia shqiptare. Kujtojmë që më datë 28 tetor, ekstremisti grek Konstantinos Kaçifa u ekzekutua në Bularat të Gjirokastrës, pasi 35-vjeçari terrorizoi me breshëri kallashnikovi Gjirokastrën dhe sulmoi policinë.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.5%
-
Pak
11.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 1327
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kombëtarja U-21/ Shqipëria barazon 0-0 në Greqi
21 Mars, 18:19
-
Turqia merr në mbrojtje rajonin dhe Shqipërinë! Zbulohet marrëveshja e luftës
21 Mars, 13:52
-
'Arrestimi i Ekrem Imamoglu-t një shkelje e rëndë'/ Bakojanis kërkon me urgjencë debat në Këshillin e Evropës për ngjarjen në Turqi
19 Mars, 18:28
-
‘5 me 1’, Rama më 29 mars me shqiptarët e Kretës: Fitorja për Shqipërinë 2030 do jetë e thellë
19 Mars, 16:38
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama i rikthehet turit me diasporën, takim me shqiptarët në Kretë në datë 29 mars
18 Mars, 12:20
-
Zgjedhja e Kryepeshkopit Joan, kryeministri grek Mitsotakis: Kam kontaktuar Fortlumturinë e tij, Kisha e Shqipërisë është pikë bashkimi mes dy popujve
17 Mars, 22:38
-
Humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, 47-vjeçari shqiptar punonte 24 orë taksist së bashku me bashkëshorten për të siguruar jetesën
17 Mars, 16:41
-
Aksident në Greqi, taksia përplaset me një mjet tjetër, ndërron jetë 47-vjeçari shqiptar (VIDEO)
16 Mars, 15:21
-
Pluhuri i Saharasë ‘mbulon’ Athinën, preken edhe zona të tjera
15 Mars, 18:25
-
Ndihmonte persona të ndryshëm për të kaluar kufirin arrestohet 41-vjeçari në Devoll
15 Mars, 12:17
-
Krimi brenda familjes shqiptare në Greqi, ky është 53-vjeçari që goditi me thikë gruan dhe më pas u hodh nga ballkoni
13 Mars, 11:33
-
E rëndë në Greqi/ Shqiptari vret gruan me thikë, pas aktit i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni
12 Mars, 14:43
kuvendi duhet te mbaje 1 minute heshtje ne seancen e radhes
PërgjigjuKrimineli eshte kriminel, nuk ka kombesi. Pak rendesi ka a ishte policia greke apo shqiptare qoft edhe italiane. Policia ka ber detyren.
PërgjigjuAshtu thame edhe per KK bq-rin, por nuk na degjoi njeri. Ne fakt Anustasi dhe V. Dule mbajten meshe. Te mbajne meshe edhe per kete te ndjerin zagaret e dreqit, apo nuk mbahet meshe per jeten shqiptare. Vetem jeta anadollake e b*thziut te ndyre eshte per tu mesheruar?
O edo, a do protestojme edhe ne sic protestuan tek ne, apo nuk jane aq “metropolitane” sa ti ato te gerrqise qe te lejojne perdhosjen e atdheut te tyre? A e pyt pak edhe Anastasin dhe dulen nese e denojne kete vrasje, apo vetem kur kemi te bejme me terrorizem grek atehere keni rene dakord qe te flasin ato? He mer jahu, si do e besh se i thua vetes edhe KM?
PërgjigjuAta qe transportojne droge ne vendet Europiane meritojne plumbin ne balle. Ky eshte qendrimi im personal, nese eshte edhe familjari im.
PërgjigjuMe vjene keq vetem per familjen .....
PërgjigjuPushtat grek e kan vrar direkt per te na then ne qe ja sic na i bet po ja u bejm
Përgjigjupo qe trafikant ecc rradhaaa
PërgjigjuMinistria e jashtme te beje nje note proteste, te gjithe mediat shqiptare ta trajtojne si ekzekutim gjakftohte dhe pastaj ta varrosim si hero. Keshtu do silleshin greket qe ngrene stuhi ne nje gote uje.
PërgjigjuCa te themi tjeter! Paska ber vrasje ne tiran paska ber burg 9 vjet e akoma nuk paska zan mend
PërgjigjuO mik, nga lajmi me siper duket se s'ka bere as 3 vite burg, nga i nxorre 9?