Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke komentuar protestës e opozitës, që u zhvillua sot. Rama falënderon demokratët që nuk morën pjesë në atë, që e cilëson si babaleprotestë.

Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë

Edi Rama

Plani i PD me dëshmitarin ‘X’ të njohur si ‘Babalja’ për të mbledhur sa më shumë njerëz para kryeministrisë pothuajse dështoi. Në protestën e sotme kishte më pak protestues se herët e tjera kur opozita ka zhvilluar tubime. Report Tv solli pamjet me dron nga protesta.