Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka komentuar me tone ironike protestën e sotme të opozitës.

Braçe është tallur me gjestin e deputetit demokrat Bardh Spahia, i cili u shfaq në protestën duke u kujdesur për ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa po përpiqej t’i bënte pak hije, që të mos i vrasë dielli sytë.

Ky moment nuk i ka shpëtuar ligjvënësit të majtë, i cili e quan këtë një gjest servilizmi.

O pike e zeze! O pike e zeze! Ai rasti kur e ke mallkuar cadren duke e shpallur pistolete e ke frike se te arrestojne; Por edhe ai rasti kur shkon me jelek ne mitingun tend dhe plas nga vapa! Servilizmi apo lejfenizmi nuk hyn ketu, se mos ngaterroheni!!

Erjon Braçe, deputet i PS


(Deputeti Bardh Spahia, teksa përpiqet t'i bëjë hije Sali Berishës në protestë)