Tumoret, ja cilat janë
efektet anësore të rrezatimit

Tumoret, ja cilat janë<br />efektet anësore të rrezatimit
TIRANE - Radioterapia ndikon tek çdokush në forma të ndryshme, është e vështirë të parashikohet me saktësi sesi do të reagoni ndaj trajtimit. Por të qënët i ndërgjegjësuar, ndaj efekteve anësore të mundshme mund t’ju ndihmojë të përballoni ndonjë probleme gjaë trajtimit me radioterapi. Terapia me rrezatimit mund të shkaktojë efekte anësore të hershme dhe të vona.
 
PROBLEME ME USHQIMIN
Rrezatimi në kokë, qafë ose pjesë të sistemit të tretjes (stomak ose zorrët) mund të shkaktojë probleme me të ngrënit dhe tretjen. Ju mund të humbisni interesin për ushqimin gjatë trajtimit tuaj. Nëse nuk jeni të uritur, ju duhet të përpiqeni për të ngrënë proteina dhe ushqime me kalori të lartë. Mjekët kanë gjetur se pacientët të cilët ushqehen mirë mund të përballojnë më mirë e trajtimet e tyre dhe efektet anësore.
 
DEPRESIONI
Çdo individ reagon ndryshe kur diagnostikohet me kancer. Shumë pacientë ndjehen të lodhur për shkak të terapisë rrezatuese, dhe kjo mund të ndikojë në emocionet tuaja. Ju gjithashtu mund të ndjeheni i deprimuar, i frikësuar, i zemëruar, i irrituar, vetëm, apo i pafuqishëm. Këto ndjesi shkojnë e vijnë. Por nëse ato nuk shkojnë jemi para shënjave të një depresioni. Shkuarja në një grup mbështetës dhe takimi njerëz të tjerë me kancer mund t‘ ju ndihmojë. Pyesni tuaj mjekun për më shumë informacion në lidhje me mënyrat për të gjetur një grup mbështetës me të cilët të ndani problemet dhe shqetësimet tuaja. Mjekët mund t’ju rekomandojnë mjekim ose kontroll tek specialisti, si psikologu, punonjësi social. Shenjat e mundshme të depsresionit: Rrahje zemre; Shtypje ose shtrëngime në fyt ose në kraharor; Tharje goje Djersitje; Pagjumësi ose gjendje gjumi; Shqetesime gjumi; Ngrënie e tepruar ose oreksi i pakët; Të qara të shumta; Të ndjerët i pashpresë; Mendime për të dëmtuar veten; Nëse keni ndonjë prej këtyre shenjave të mundshme të depresionit; bisedoni me ekipin tuaj që ju trajton.
 
LODHJA
Lodhja është ndjenja e të qënit e lodhur fizikisht, mëndërisht dhe emocionalisht. Ajo është shumë e zakonshme me kancer dhe trajtimin e tij, dhe shpesh ndodh me terapinë e rrezatimit. Radioterapia e ndonjë zone të trupit mund t’ju bëjë të ndjeheni shumë më i lodhur se zakonisht dhe kjo ndjenjë e lodhjes ndryshon me lodhjen e jetës së përditshme, në kushte normale. Gjatë radioterapisë, trupi harxhon një sasi të madhe energjie për ripërtëritjen e tij, dhe lodhja është mjaft e zakonshme në rastet e trajtimit me rrezatim të sipërfaqeve të mëdha të trupit.

Lodhja mund të lidhet me efektet e rrezatimit në qelizat e shëndetëshme por mund të lidhet gjithashtu edhe me arsye të tjera që ju keni, stresi i lidhur me sëmundjen tuaj, ulje të oreksit, gjumë jo i mirë. Lodhja zakonisht fillon të ndjehet më shumë pas javës së dytë ose pas disa javësh të trajtimit me rrezatim. Nëse ndjeheni të lodhur, depresiv, të përgjumur ose keni shqetësime për të kryer nevojat e përditshme si banja ose gatimi, flisni me grupin e radioterapisë dhe mos u dorzoni, fuqitë do të kthehen.
 
HUMBJA E FLOKËVE
Trajtimi me radioterapi mund të ndikojë në rënien e flokëve ose rrallimin e tyre në zonën që trajtohet me rrezatim. Për shëmbull, nëse jeni trajtuar me rrezatim për kancer gjiri, dhe trajtimi ka prekur edhe sqetullat, atëhere qimet e sqetullës bien. Nëse ju kanë rënë flokët, ato mund të fillojnë të dalin brenda 2-3 javësh
pas trajtimit. Sasia e flokëve të humbur dhe dalja e tyre, ka të bëjë me sasinë e rezatimit të marrë. Nëse sasia e rrezatim ka qënë me doza të larta, flokët nuk do të
rriten më, ndërsa nëse sasia e rrezatimit ka qënë në dozë të vogël flokët do të dalin brenda pak muajsh nga mbarimi i trajtimit.
 
TË PËRZIERAT DHE TË VJELLAT
Terapia me rrezatim mund tu shkaktojë ndjesi jo të mira stomakut tuaj, si të përziera ose të vjella, sidomos kur trajtohen dis pjesë të trupit si stomaku apo truri. Nëse ndodhin,ndodhin mbas sesionit të trajtimit. Ekipi juaj shëndetësor mund tu sugjerojë të merrni ilaçe që i parandalon të përzierat ose të vjellat. Ilaçe të ndryshme përdoren per njerez te ndryshem. Është e rëndësishme që të përdoren këto ilaçe përpara se të fillojnë të përzjerat apo të vjellat, për ti parandaluar ato që me herën e parë. Të përzjerat dhe të vjelllat mund të fillojnë gjatë javës së parë apo të dytë të trajtimit dhe zhduken kur trajtimi mbaron.
 
PROBLEME ME SEKSUALITETIN
Gjatë marrjes së terapisë me rrezatim apo raditerapisë ,ju mund keni ndryshime të ndjesive rreth seksit dhe jetës seksuale. Disa kalojnë radioterapinë pa pasur shqetësime dhe ndryshime rreth seksit dhe jetës seksuale. Ndryshimet tuaja seksuale janë përshkak të stresit emocional dhe fizik të pasjes së kancerit dhe marrjes se radioterapisë. Ky stres mund të përfshijë, shqetësimin rreth ndryshimeve në pamjen, efektet anësore të trajtimit dhe ndryshimet hormonale apo ankthit rreth shëndetit, familjes ose çështjes financiare.
 
PROBLEME TË LËKURËS
Lëkura juaj në zonën e trajtuar mund të duket e kuqe, e irrituar, i fryrë, me bulëza, e djegur, ose e nxirë. Pas disa javësh, lëkura juaj mund të bëhet e thatë, e rrudhur, mund të kruhet, ose ajo mund të zhvishet. Ko është rëndësishme që të lejojë mjekun tuaj apo infermjerjen të njohë çdo ndryshim të lëkurës. Ata mund të sugjerojnë mënyra për të lehtësuar sikletet dhe ndoshta për të pakësuar acarimin e mëtejshëm. Shumica e reagimeve të lëkurës largohen ngadalë pas përfundimit të trajtimit. Në disa raste, megjithatë, lëkura e trajtuar do të qëndrojë më e errët se sa ishte më parë. Ju duhet të jetëe kujdesshme me lëkurën tuaj.

Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre