Tumoret, Sallaku: Shërbim
onkologjik edhe në rrethe

Tumoret, Sallaku: Shërbim<br />onkologjik edhe në rrethe
TIRANE- Rritja e numrit të pacientëve me tumore, kërkon shtimin e kapaciteteve për diagnostikimin dhe trajtimin e tyre. Aktualisht, spitali Onkologjik në Tiranë, është e vetmi institucion shëndetësor i specializuar në këtë fushë. Përballë një fluksi pacientësh që sipas mjekëve do të shkojë në dekadat e ardhshëm drejt rritjes, është e nevojshme që të shtohen shërbime onkologjike edhe në rrethe. “Kanceri po degradon në mënyrë të vazhdueshme, edhe këtu në vendin tonë, pritet në dekadat e ardhshme një rritje e disidencës dhe vdekshmërisë. Duhen krijuar qendra satelite në qytetet kryesore të vendit.

Me stafin multidisiplimar dhe sot ka mjaftueshëm onkolog që pikërisht në këto vende të krijojnë sektorët e onkologjisë për ta zbutur trajtimin e vështirë të pacientëve që ne realizojmë në të vetmen qendër që është në QSUT " tha Agim Sallaku, shef i Shërbimit Onkologjik. Nga ana tjetër, mjekët thonë se janë ndeshur me probleme të shumta, si në mungesën e medikamenteve por edhe në mosfunksionim e aparaturave.

Megjithatë ata shprehen optimistë pasi fondi për citostatikët është rritur. “Problematikat kanë qenë të mëdha qoftë në kirurgji, në radio terapi dhe kimioterapi. Kemi pasur periodikisht mungesa medikamentesh, mungesa të aparaturave të domosdoshme. Është vënë në vijë kalimi i një aparature të re super moderne në Onkologji, dhe fondi për barnat citostatike është rritur 2.5 herë " tha Sallaku. Ndërkohë që mjekët e pavijonit të kimioterapisë pohojnë se vitet e fundit është shtuar gama e preparateve të cilat duhet të jenë edhe në vendin tonë.
 
Shkrimi u publikua sot (02.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah

Lufta/ OKB: 800 mijë njerëz po largohen nga Rafah