Tumori i qafës së mitrës 
35 gra humbasin jetën në vit

Tumori i qafës së mitrës <br />35 gra humbasin jetën në vit
TIRANE- Rastet e pacienteve që preken nga kanceri i qafës së mitrës po rriten nga viti në vit, ndërkohë që të rrezikuara janë edhe femrat në moshë të re nga 15 deri në 44 vjeç. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, vetëm gjatë vitit të kaluar janë diagnostikuar 100 raste të reja me këtë sëmundje dhe 35 prej tyre humbin jetën.

Rasti
Kanceri i qafës së mitrës po rrezikon gjithnjë e më shumë në vend femrat e moshës 15-44 vjec. Gjatë vitit që lamë pas, rezulton se 100 raste të reja i janë shtuar totalit të pacienteve të diagnostikuara, ndërkohë që nga ky lloj tumori humbin jetën rreth 35 femra në vit.  Problemi më i madh për Shqipërinë është se rastet që konfirmohen me këtë lloj tumori, paraqiten tek mjeku në stade të avancuara dhe shumë vonë për tu shpëtuar. Autoritetet e shëndetësisë u bëjnë apel femrave të kryejnë kontrollet rutinë, ndërsa tashmë në tregun farmaceutik është edhe vaksina që e parandalon këtë lloj tumori.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin