Mes gjithë zhurmës që kanë krijuar VIP-at shqiptarë, akuzave për ndërhyrje estetike, përgënjeshtrimeve dhe ‘shfajësimit’ duke përdorur si armë grimin, Altuna Sejdiu ka pohuar se ka ndërhyrë në pamjen e saj për ta perfeksionuar atë.

Në një intervistë për “6 ditë pa Ermalin”, Tuna rrëfeu se ka kërkuar ndihmën e bisturisë për të ndryshuar hundën dhe buzët.

Ashtu si edhe shumë artistëve të tjerë edhe Tunës i janë publikuar foto para dhe pas ndërhyrjeve, por ndryshe nga ata që kanë dalë ‘me shpatë në dorë’ dhe kanë mohuar kategorikisht ndërhyrjet, këngëtarja maqedonase e ka pranuar me sportivitet dhe pa komplekse.
tuna
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)