Tuna i përgjigjet komplimentave të Rita Orës

Tuna i përgjigjet komplimentave të Rita Orës
Pas shkrimit që Rita Ora i kishte dedikuar këngëtares Altuna Sejdiu edhe ajo nuk mund të qëndronte pa i kthyer një përgjigje. “Hey Rita Ora, faleminderit për fjalët e mira. Koleksioni yt “Originals” ashtu sikurse edhe karriera janë shumë të suksesshme. Gëzuar për 2015, një viti tjetër të mrekullueshëm para nesh. Puthje”, ka shkruar Tuna në Instagramin e saj në përgjigje të Ritës.  Kjo është hera e parë që këngëtarja me origjinë kosoavare dhe famë botërore shprehet për një këngëtare shqiptare.

Rita Ora “e vëmendshme” ndaj Altuna Sejdiut

Rita Ora vazhdon të tregojë që lidhjet e saj me Kosovën janë të pandashme. Këngëtarja ka ndarë me miqtë në profilin e saj Instagram një foto të Altuna Sejdiut ku e falenderon që është veshur me Adidas. Rita është dizenjuese e kësaj marke dhe Tuna shihet e veshur me stilimet e Rita Orës për Adidas në provat e spekaklit Dancing Ëith The Stars ku është edhe konkurrente. “Altuna Sejdiu je dhurata më e bukur për krushtlindje. Adidas të pandalshëm”, ka shkruar Rita Ora në postimin e saj.

tuna

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur