Tuna pikat mbi " I ": "Kam zogun më të mirë"
“Zogu ma i mir prej krejtve Zemër kushton shum. Dalloj shum prej tjerave. Un i boj krejt veq se muna. Para se me mu cu mu bo, msoje niher kush o kush o Tuna. Dalloj shum prej
“Zogu ma i mir prej krejtve Zemër kushton shum. Dalloj shum prej tjerave. Un i boj krejt veq se muna. Para se me mu cu mu bo, msoje niher kush o kush o Tuna. Dalloj shum prej tjerave. Un i boj krejt veq se muna. Muna a”. Ky është teksti me të cilin këngëtarja Tuna Sejdiu këtë verë ka vendosur pikat mbi “I”. E komentuar shumë verën që kaloi për xhestet e saj të prekjes së “zogut”, sivjet këngëtarja ka vendosur ta kthejë në një hit të vërtetë “zogun e saj”.
Kënga e shumëpritur me Cozman ka dalë të mërkurën në Youtube dhe direkt ka pasur një impakt të madh tek fansat e saj, të cilët kishin kohë që mezi po e prisnin daljen e klipit të ri të Tunës. Këngëtarja, ka realizuar një klip me cilësi mjaft të lartë dhe aktualisht kënga në Youtube ka arritur në 500 mijë shikime. Për stilin e veshjeve të Tunës është kujdesur Niko Komani, i cili ka bërë një punë mjaft të mirë duke e nxjerrë këngëtaren fatale dhe shumë provokuese.
Pritet që kjo këngë të thyej rekordin e klikimeve të vitit të kaluar ku kënga “I asaj” ishte ndër këngët shqiptare më të para, duke e kthyer Tunën në mbretëreshën e Youtube. Por kjo këngë duket se do të thyej një record të ri, për vetë fjalët provokuese që përmban e që në fakt janë bërë nga Getoar Selimi.
Tuna ka vendosur kështu ta vazhdojë hitin e “Zogut” ku falë gjesteve të saj provokuese kënga arriti kulmin e dëgjueshmërisë si dhe i rriti ofertat këngëtares në koncerte të ndryshme. “Rebelizmi” i Tunës në muzikën e saj duket se po pritet çdo ditë e më mirë nga publiku, duke e shëndërruar atë në këngëtaren e momentit.
E vërteta është se ajo ka ditur të qëllojë sidomos këto dy vitet e fundit me këngë që nuk asgjë më pak se realizimet e këngëtarëve të huaj që adhurohen në të gjithë botën. Tashmë një klip dhe një tekst mund të kthehen në një lajm të vërtetë edhe për faqet e shtypit rozë kur këngëtarët dinë të krijojnë histori.
Tuna pranon lidhjen me Cozman“Fenix” nuk përbën lajm vetëm si një këngë provokuese, por edhe për faktin se Tuna është përfolur të jetë në një lidhje dashurie me Cozman, anëtarin e Babastars. Këto dyshime i ka hequr vetë këngëtarja e cila në instagram ka postuar vazhdimisht foto me Cozman duke e quajtur atë shpirti binjak.
Megjithatë kjo gjë nuk është konfirmuar zyrtarish nga këngëtarja, duke shtuar kështu misterin nëse është apo jo e dashuruar. Ama kudo Tuna shfaqet e lumtur dhe madje në një formë të shkëlqyer trupore.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
73/4
Sondazhi i ditës:
Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?
-
Po
50.7%
-
Jo
38.3%
-
Nuk e di
11%
Vota total: 1181
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Digjen dhjetëra hektarë toke bujqësore në fshatin Kadiaj, banorët dhe zjarrfikësit 'në luftë' me flakët (VIDEO)
24 Gusht, 12:49
-
Urimi i veçantë për ditëlindje, Klajdi Haruni publikon FOTON me Flori Mumajesin
24 Gusht, 12:46
-
Ministri Vengu: Forcat Speciale, stërvitje të përbashkët me trupat amerikane
24 Gusht, 12:36
-
Gjermani/ Momentet e para pas sulmit me thikë! Trupa e viktimave në tokë
24 Gusht, 12:29
-
Mbytja e superjahtit 'Bayesian' në brigjet italiane, prokuroria po heton për ‘vrasje nga pakujdesia’: A e shpëtoi veten ekuipazhi, kur të tjerët ishin në gjumë?
24 Gusht, 12:21
-
Humbi jetën nga ketamina? Ish-partnerja e Matthew Perry: Gënjeshtër, ai i kishte fobi gjilpërat
24 Gusht, 11:56
-
Aksident në Tiranë, e reja përplas 18-vjeçarin te vijat e bardha
24 Gusht, 11:44
-
Frrok Çupi: Shefi i CIA-s mund të takonte edhe Berishën
24 Gusht, 11:37
-
Të shtënat me armë në Vaun e Dejës, policia zbardh ngjarjen: Shpallen në kërkim 2 vëllezërit Prendi dhe një person tjetër
24 Gusht, 11:29
-
Report Tv siguron pamjet ekskluzive të makinës që përplasi për vdekje avokatin Leonard Dingo në Durrës! I riu ende në kërkim, kishte pak ditë që kishte ardhur nga Greqia
24 Gusht, 11:09
-
Lushnjë/ Kishte përshtatur lokalin për organizimin e lojrave të fatit, në pranga pronari i lokalit dhe 2 të tjerë (VIDEO)
24 Gusht, 10:57
-
Fluks lëvizjesh në Kakavijë, në 24 orë kaluan mbi 10 mijë shtetas
24 Gusht, 10:40