Këngëtarja Altuna Sejdiu (Tuna) di sesi të rikthehet në qendër të vëmendjes edhe atëherë kur krijimtaria e saj artistike nuk është aty ku duhet.
Pas shumë aludimeve për jetën e saj private, pas ndarjes nga reperi Cozman, dhe thashethemet e ndryshme për të, Tuna shuan çdo kuriozitet dhe i vë "vulën" lidhjes së saj dashurore me një djalë 10 vjet më të vogël.
Dhe ky është Ylli Limani, 21- vjeçari nga Prishtina, i cili tashmë po komentohet vetëm për marrëdhënien e zjarrtë me artisten 31-vjeçare nga Shkupi.
Fotot e çiftit po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe tregojnë qartë se Tuna dhe djaloshi po kalojnë një romancë dashurie të paparë.
Redaksia Online
Shqiptarja.com