Tuna s'duron më, prezanton të
dashurin 10 vjet më të vogël (FOTO) 

Tuna s'duron më, prezanton të<br />dashurin 10 vjet më të vogël (FOTO) 
Kot nuk ekziston shprehja e famshme botërore se "dashuria nuk njeh moshë".
 
Këngëtarja Altuna Sejdiu (Tuna) di sesi të rikthehet në qendër të vëmendjes edhe atëherë kur krijimtaria e saj artistike nuk është aty ku duhet.
 
Pas shumë aludimeve për jetën e saj private, pas ndarjes nga reperi Cozman, dhe thashethemet e ndryshme për të, Tuna shuan çdo kuriozitet dhe i vë "vulën" lidhjes së saj dashurore me një djalë 10 vjet më të vogël.
 





Dhe ky është Ylli Limani, 21- vjeçari nga Prishtina, i cili tashmë po komentohet vetëm për marrëdhënien e zjarrtë me artisten 31-vjeçare nga Shkupi.
 
Fotot e çiftit po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe tregojnë qartë se Tuna dhe djaloshi po kalojnë një romancë dashurie të paparë. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

85/4
  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump

Elon Musk mori pjesë në një bisedë telefonike mes presidentit Zelensky dhe Donald Trump