Të shkosh në Xhamajka dhe të mos e vizitosh mauzoleun e legjendës së muzikës ‘reggae’, Bob Marley, do të ishte e pakuptimtë. Prandaj këngëtarja shkupjane, Altuna Sejdiu-Tuna, e cila ka udhëtuar për pushime në Xhamajka bashkë me Cozman, e ka shfrytëzuar rastin që ta vizitojë monumentin kushtuar këngëtarit që ndërroi jetë në vitin 1981.

“Krevati i Bob Marleyt, i cili ishte frymëzim për fjalët e këngës "Is This Love", (‘we'll share the shelter of my single bed’)”, shkruan krahas fotografisë së publikuar në rrejtin social “Facebook”. Krahas një fotografie tjetër, ajo ka shfrytëzuar fjalët e Bob Marleyt: “E bukura e muzikës është se kur të godet, nuk ndjen më dhimbje!”, përfundon Tuna.
/Shqiptarja.com