Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin

Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin

Tuneli i Llogarasë

Ministria e Infrastrukturës ka hapur ofertat e kompanive që kërkojnë të dnërtojnë Tunelin e Llogorasë, pas disa shtyrjeve si rrjedhojë e ankesave të operatorëve konkurrues mbi kriteret e garës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është Gjoka Construction kompania që ka dhënë vlerën më të ulët financiare mes 6 kompanive në garë. Kompania që po ndërton me sukses edhe rrugën e arbrit, ka dhënë një ofertë që është 10 milionë euro më e ulët se vendi i dytë ndjekës.

Gara për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë u shpall më 19 qershor të 2020-ës, ndërsa në shtator të vitit të kaluar kompania austriake IC Consulting do të shpallej fituese për projektimin e tunelit.

Projekt ideja e tunelit u paraqit pak kohë më parë nga ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku.

Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 6 km dhe i cili nis nga Ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit e deri në Urën e Palasës. Kjo vepër do të financohet nga fondet e buxhetit të shtetit dhe do të kushtojë 155 milionë euro. Çmimi i ulët i dhënë nga kompania shqiptare gjoka konstruksion e favorizon këtë kompani e cila aktualisht është duke ndërtuar rrugën e arbrit. Pak ditë më parë përfundoi edhe lidhja e urës së vashës, një projekt shumë sfidues, ndërsa po vijon me shpejtësi ndërtimi i rrugës. Tunelet kanë përfunduar dhe në disa pjesë të rrugës janë duke u asfaltuar./TCH

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë