TUNIZI, 22 dhjetor /ATSH-AFP/ - Ish-kryeministri tunizian, Beji Caid Essebsi, fitoi presidencialet me 55,68 për qind të votave duke mundur presidentin në ikje, Moncef Marzouki, njoftoi sot institucioni elektoral ISIE.
"Caid Essebsi mori më shumë se 1,7 milionë vota në raundin e dytë, kundrejt më shumë se 1,3 milionë që kishte marrë rivali i tij, që kishte mbledhur 44,32 për qind të totalit", deklaroi për median presidenti i ISIE-së, Chafik Sarsar.
Niveli i pjesëmarrjes ishte 60,1 për qind të personave të regjistruar në listat e votimit.
Caid Essebsi do të jetë kreu i parë i shtetit në Tunizi i zgjedhur lirisht që prej pavarësisë së vendit në vitin 1956.
Presidenti i parë tunizian, Habib Bourguiba dhe pasuesi i tij, Zine El Abidine Ben Ali, i rëzuar nga një revolucion në vitin 2011, përdornin vazhdimisht mashtrimin dhe plebishitet për të ndenjur në pushtet./
/G.S/ a.jor.