Tunizia votoi këtë të diel për të zgjedhur parlamentin e saj të parë bazuar në kushtetutën e miratuar në fillim të këtij viti. Partia e moderuar islamike Ennahda, e cila fitoi zgjedhjet e fundit kombëtare në Tunizi në 2011-ën, pritet të fitojë kundrejt rivales së saj kryesore liberalëve të Nidaa Tounes, ndërkohë që në zgjedhje marrin pjesë edhe 69 subjekte politike nga 190 parti në vend.
Shumica e partive të mëdha kanë premtuar trajtimin e papunësisë së lartë dhe ringjalljen e ekonomisë. Tunizia është e vendosur të zgjedhë kreun e ri në mënyrë të drejtpërdrejtë, që prej largimit të Ben Ali në 2011-ën.
Grupet radikale brenda Tunizisë kanë kërcënuar të prishin procesin e zgjedhjeve. Sipas një njoftimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Tunizisë kostoja e zgjedhjeve arrin në 22,2 milionë dollarë, ndërsa për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike në këto zgjedhje do të angazhohen 80 mijë forca të rendit dhe ushtrisë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com