Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve partiake në Tunizi, Nida Tunus me 38.24% të votave ka marrë 83 vende në parlament, ndërsa Lëvizja Nahda me 31.33% të votave 68 vënde.
 
Pritet që presidenti i Tunizisë Munsif el-Merzuki të ngarkojë Partinë Nida për të formuar qeverinë, por partia për të siguruar shumicën në parlament pritet të formojë një koalicion me partitë politike.
 
Sipas sistemit të bilancit kombëtar në zgjedhje në vend të parë parashikohej Partia Nahda ndërsa partia Nida Tunus në vend të dytë.
 
Sipas kushtetutës së Tunizisë presidenti ngarkon partinë fituese për formimin e qeverisë./Anadollu Agency/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)