Tunizia ndryshon Kushtetutën, tani
femrat të barabarta me meshkujt
Asambleja Kombëtare Tuniziane ka aprovuar një ligj të Kushtetutës së re, ku 159 nga 169 deputetë, kanë votuar pro barazisë mes gjinive, që në këtë vend nuk ekzistonte.
TUNIZ - Në Tunizi, është aprovuar artikulli 20-të i Kartës themeltare, ku për herë të parë në vend, vendoset barazia gjinore. Asambleja Kombëtare Tuniziane ka aprovuar një ligj të Kushtetutës së re, ku 159, nga 169 deputetë, kanë votuar pro.
Kjo do të thotë, që femrat dhe meshkujt do të kenë të njëjtat të drejta dhe detyrime dhe se Femrat dhe meshkujt, janë të barabartë përpara ligjit, pa asnjë diskriminim.
Tunizia shpreson të adoptojë Kushtetutën e re të vendit më 14 janar të këtij viti, me rastin e përvjetorit të tretë, të rënies së diktatorit Zine el-Abidine Ben, i cili u rrëzua nga detyra pas një revolte popullore, që i hapi rrugën dhe të ashtuqujturës Pranvera Arabe.
Përsa i përket aprovimit të këtij ligji, disa organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, mes tyre edhe Amnesty International dhe Human Rights Watch, janë të rezervuara në shprehjen e opinionit të tyre. Këto organizata, me anë të një komunikate, kanë nënvizuar disa limite, në veçanti faktin që nuk saktësohet cilat janë të drejtat e qytetarëve tunizinë dhe se nuk është i qartë koncepti i diskriminimit.
Sipas tyre, artikulli 20-të duhet të specifikojë që diskriminimi, direkt dhe indirekt, është i ndaluar, përsa i përket rracës, seksit, gjuhës, fesë, ideve politike, prejardhjes sociale dhe statusit në gjendjen civile.
Gjithashtu, Asambleja që po përgatit Kushtetutën e re të Tunizisë, ka aprovuar edhe një artikull, ku garantohet e drejta e lirisë së fjalës, mendimit, të shprehurit dhe të informacionit, por nuk është hequr dënimi me vdekje. Një amendament i tillë, nuk është aprovuar edhe pse prej vitit 90-të, në Tunizi, nuk është dhënë asnjë dënim me vdekje.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00