Erdogan nën presion, arrestohen 121 kundërshtarë të ofensivës në Siri, diplomacia 'Jo' luftës (VIDEO)

Vazhdon të konsumohet në Siri drama dhe terrori ndaj kurdëve sirianë. Operacioni ushtarak turk po tërheq kritika në të gjithë botën, por Ankaraja po përpiqet t'i qetësojë ato, të paktën brenda Turqisë.

121 persona janë arrestuan në kryeqytetin turk me akuzën e propagandës terroriste, për shkrimin në mediat sociale, të mesazheve kritike ndaj ofensivës ushtarake turke dhe gati 500 persona janë vënë nën hetim.

NATO është e shqetësuar për situatën dhe e ka bërë të njohur atë përmes sekretarit të saj të përgjithshëm Stoltenberg, i cili tha se ‘përjashtim i Turqisë nga 'Pakti i Atlantikut’ nuk është në pyetje.

Por kjo nuk duket se e ka qetësuar shpirtin turk të Presidentin Erdogan i cili dje kërcënoi  Brukselin të mos e përcaktonte operacionin ushtarak në Siri si pushtim, në të kundërt ai do hapte dyert e Turqisë, përmes të cilave gati 4 milion refugjatë sirianë do të derdheshin në Europë. Përkundrazi, Turqia, përmes Ministrit të Jashtëm ka kërkuar ndihmë nga NATO, e cila nga ana e saj ka bërë thirrje për ndalimin e ofensivës.

Edhe Europa ka treguar nervozizëm të madh, por si zakonisht me fjalë të mjegullta dhe fjalët e Presidentit të Këshillit Europian Tusk, duken kërkesa që mbeten pa përgjigje,

"Turqia duhet të kuptojë se ne duam të shmangim një katastrofë tjetër humanitare me përmasa gjigande dhe nuk pranojmë që çështja e refugjatëve të përdoret si armë shantazhi".

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Europën për rreziqet e sulmeve ruse në Siri. Sipas tij, militantët e ISIS mund të shpëtonin nga kampet e kontrolluar nga kurdët sirianë dhe të futeshin në shtetet europiane.

Në brendësi të territorit sirian, sulmet e artilerisë turke, 100 metra larg bazës amerikane, afër Kobane, kanë rrezikuar trupat amerikane dhe kanë ngritur tensionet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, e cila vazhdon ta kërcënojnë Turqinë me sanksione, ndërsa situara humanitare po përkeqësohet edhe më shumë. Popullsia lokale kurde dhe civilët turq po përjetojnë aktin më të dhimbshëm të dramës siriane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja