Tur mbi 1 mijë km, motoristët nga Kosova nisen drejt Shqipërisë për ta eksploruar: Duam të vizitojmë çdo vend

Nëse dikujt i duket vështirësi shumë e madhe ngjitja në mal, këta të rinj nga Kosova do të eksplorojnë veriun e Shqipërisë me motor.

Sfida mbi një mijë kilometër e Blerim Livoqit dhe shokëve të tij ka nisur nga Gjilani, ndërsa përveç adrenalinës që do të përjetojnë, ato kanë për qëllim që nëpërmjet këtij sporti ekstrem të promovojnë zonat jo mjaft të vizituara të vendit tonë.

 “Shqipëria është e jona. Me zor kemi prit. Prej katër ditësh pa gjumë për të bërë këtë aventurë”, tha një motorist.

“Bashkërisht me shokët kemi vendosur të bëjmë këtë turn ë të gjithë Shqipërinë. Promovojmë vlera kulturore dhe artistike. Sjellim në Kosovë foto të vendeve që shumë nuk i kanë parë. Kemi turin mbi një mijë kilometër. Dëshira e madhe për këtë sport dhe adrenalina na bën që ta kalojmë këtë sfidë”, u shpreh një tjetër.

“Me u kënaq. Na pëlqen Shqipëria shumë. Disa vende nuk i kemi vizituar dhe dume që të bëjmë një tur nëpër Shqipëri. Ka vështirësi, por kënaqësia nuk harrohet. Kam shumë vite që kam motor, por motor të malit kam 4 vite”, tregoi një tjetër.

“E bëjmë me qejf këtë sport. Marrim pjesë edhe në gara ndërkombëtare dhe vendore. Kur të kthehem do marr në mendje kënaqësinë. Shpresojmë të kalojmë pa pengesa”, tha një sportist.

Përveç ngjitjeve në majat më të thepisura, këta të pasionuar pas sporteve ekstreme marrin pjesë edhe në gara kombëtare e ndërkombëtare.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre

Interpelancë për emisionin e Rai-t, Rama: S'ka urgjencë për poshtërimin e radhës në parlament! Të mbarojmë punë me të vërtetën italisht, pastaj radha këtyre