Turdiu- Ministrave të Ballkanit: Të thellojmë bashkëpunimin me Turqinë

Ministrat e Ekonomisë të Ballkanit Perëndimor, konfirmuan sot në Budva, angazhimin për të vijuar bashkëpunimin rajonal bazuar në principet e përgjegjshmërisë, pjesëmarrjes, solidaritetit dhe fqinjësisë së mirë. Në këtë mënyrë  ata synojnë të nxisin konkurrencën dhe zhvillimin ekonomik në rajonin e Evropës Juglindore.
 
Në deklaratën e përbashkët të ministerialit të titulluar: "Zhvillimi qëndrueshëm në rajon duke nxitur konkurrencën", ministrat theksuan dëshirën për të "bërë më të mirën për të zbatuar strategjinë e zhvillimit 2020".
 
Për të arritur objektiva, ministrat ranë dakord për përmirësimin e dialogut, dhe për shkëmbimin e informacionit lidhur me reformat ekonomike. Zhvillimi korridoreve ekonomike në Evropën Juglindore, me anë të zonave të posaçme për biznesin, eliminimi i pengesave për sipërmarrjet dhe zhvillimi produkteve të përbashkëta rajonale, - ishin disa prej angazhimeve të marra në ministerialin e Budvës.

Kriza e emigrantëve, kriza eurozonës, ngjarjet në Ukrainë si dhe kriza në Lindjen e Mesme kanë ndikuar negativisht në rajon, - tha ministri i Ekonomisë së Malit të Zi, Vladimir Kavariç, në fjalën e tij të hapjes. Për këto arsye vijimi reformave u konsiderua i një rëndësie të veçantë për të rivendosur besimin dhe për të zgjeruar besimin në rajon. z. Kavariç, nënvizoi rëndësinë e zbatimit rigoroz të strategjisë 2020 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) për Evropën Juglindore.
 
 Gazmend Turdiu, zëvendës sekretar i përgjithshëm i KBR, tha se në kuadër të kësaj strategjie, për dy vitet e ardhshme merr përparësi ngritja e grupeve të punës për turizmin dhe bujqësinë, si një bazë për të nisur reformat në këto fusha dhe për të patur produkte të përbashkëta rajonale.
 
Turdiu, gjithashtu theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të rajonit me Turqinë si një parterët kyç në investime në rajon së bashku me Italinë, Gjermaninë dhe SHBA-në.
 
Konferenca e sotme e ministrave të rajonit në Budva u zhvillua nën patronazhin e Ministrisë së Ekonomisë së Malit të Zi që aktualisht bashkëkryeson komitetin e Investimeve dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Serbia do të marrë bashkë kryesimin e SEEIC në Janar 2016.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë