Turi i dytë i Champions League, Partizani përballet me qipriotët e Limassol! Më parë duhet kaluar BATE

Turi i dytë i Champions League, Partizani përballet me qipriotët e Limassol! Më parë duhet kaluar BATE

Partizani

Partizani mësoi dje kundërshtarin në turin e parë kualifikues të Champions League. Të kuqtë do përballen me BATE Borisov, skuadrën bjelloruse që për shkak të sanksioneve nga UEFA i zhvillon ndeshjet si pritëse jo në shtetin e vet, por në fushë neutrale. Në 11/12 dhe 18/19 korrik, të kuqtë do kenë shansin për të kaluar më tej.

Sot në 12:00 në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për turin e dytë kualifikues. Partizani ishte në vazon e favoritëve në këtë short, teksa "peshkoi" skuadrën e Aris Limassol. Nëse kampionët e Shqipërisë kalojnë BATE-n, atëherë "Demat" do përballen me qipriotët.

Ndeshjet e turit të dytë (vajtje-ardhje) do zhvillohen në datat 25/26 korrik dhe 1/2 gusht. Në rast se Partizani eliminohet në turin e parë të Championsit, atëherë do të luajë në turin e dytë të Conference League.

Skuadrat e tjera shqiptare kanë short të vështirë, me Strugën që nëse kalon Zalgiris do luajë me Galatasaray. Kampionët e Kosovës, Ballkani nëse kalon Ludogorets në raundin e dytë do luajë me fituesin e çiftit Olimpija Ljubjana - Valmiera.

Turi i dytë i Champions:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë