Turi i falenderimit, Veliaj në Baldushk dhe Petrelë: Mirënjohje për këdo që mbështeti Partinë Socialiste për ta çuar Tiranën përpara

Turi i falenderimit, Veliaj në Baldushk dhe Petrelë: Mirënjohje për këdo që mbështeti Partinë Socialiste për ta çuar Tiranën përpara

Në vijim të turit falenderues në të gjitha njësitë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh mirënjohës për mbështetjen që i dhanë banorët e Baldushkut dhe Petrelës Partisë Socialiste. Ai tha se socialistët janë familja më e madhe në Shqipëri, me energji të mirë për të bërë shumë punë për Tiranën.

“Mund të tregohemi fodullë, se rezultati është aq i madh saqë mund t’i hipë kollaj vetja në qejf kujtdo, por unë besoj se kjo nuk është formula e duhur. Ne e kemi provuar edhe në Farkë, edhe në Petrelë, kur pas fitores jemi kthyer me përulësi dhe u themi njerëzve se këta janë numra për të shërbyer. Ne nuk vijmë këtu si ‘shefa’, ne vijmë si shërbëtorë. Nuk vijmë të krekosur, por vijmë të përulur, që t’i mbarojmë këto punë. Nëse ne kthehemi me përulësi, ju garantoj se Baldushku do na japë gjithmonë e më shumë vota, gjithmonë e më shumë mbështetje, gjithmonë e me shumë përkrahje,” shtoi Veliaj. 

Ai tha se për Partinë Socialiste çdo ditë është fushatë, ndaj edhe pas kësaj fitoreje duhet punuar për atë të radhës, zgjedhjet e vitit 2025. “Kush punon fushën, kush punon arat, kush rri nëpër kodra dhe male, e di që mund të jetë e vështirë me e ngjit një kodër ose mal, por sa hipën te maja e atij mali, sheh majën e malit tjetër. Kështu që, vërtet për 2023 maja e malit të fitores sonë politike ishte rezultati spektakolar që morëm edhe këtu në Baldushk, por kujdes, çdo majë mali është edhe rrëza e një mali tjetër. Tani që kemi hipur në këtë majë mali, shohim maja të tjera. Dhe maja më e afërt që shohim, të cilën duhet ta ngjsim është maja e fitores sonë për 2025-ën,” deklaroi më tej ai. 

Në fund, Veliaj tha se mbështetja e qytetarëve ka ardhur edhe për përfaqësuesit e PS në Këshillin bashkiak. “Një makinë e shpejtë, që s’ka karburant, për çfarë duhet?! Karburanti ishte vota për Këshillin Bashkiak. PS tregoi se ka disiplinë dhe siç morëm votat për kryetar, morëm edhe votat për këshillin. Pala tjetër mori 60% më pak vota për kryetar, por mori edhe 50% më pak vota për këshill, çka dha dy mesazhe: Mesazhi i parë, nuk duhet të luftojmë me Amerikën; mesazhi i dytë, që na dhanë te Këshilli është nuk duan krushqi me Jovan Bregun. Nuk duan dasmën e Saliut me Ilir Metën,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave