Turi me diasporën, Rithemelimi padi në SPAK për Ramën: 2 mln euro për takimet nga buxheti, detyroi administratën të marrë pjesë

Turi me diasporën, Rithemelimi padi në SPAK për Ramën: 2 mln euro për takimet nga buxheti, detyroi administratën të marrë pjesë

Rithemelimi ka depozituar një padi në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me turin që ka ndërmarrë për takimet me emigrantët e diasporës. Sekretari për diasporën Indrit Hoxha, tha në një deklaratë për mediat se Rama po harxhon mbi 2 mln euro nga buxheti i shtetit për realizimin e këtij turi.

Hoxha tha se nuk kanë detyrim shqiptarët që të paguajnë nga xhepi i tyre për takimet e kryesocialisti Rama, ndërsa akuzoi këtë të fundit se ka detyruar administratën që të marrë pjesë në takimin në Athinë.

“Një emision investigativ ka nxjerrë me zë dhe figurë titullarë dhe drejtues të institucioneve të ndryshme në Shqipëri të cilët kanë mbushur furgonat autobusat kanë detyruar administratën të shkojë në takimin e kryeministrit në Athinë. Kjo është një gjë e patolerueshme për opozitën shqiptare. Kryeministri nuk mund të vazhdojë të manipulojë vjedhë votat e shqiptarëve dhe atë që ka bërë në Shqipëri tashmë kërkon ta bëjë në diasporë. Të gjitha faktet tashmë janë në SPAK. Në ditët në vijim nga selia e PD ne do kemi deklarata ku do tregojmë çdo fakt tjetër që lidhet me këto lëvizje të kryeministrit dhe me abuzimin e taksave të shqiptarëve. Cilido që ka vendosur dorë mbi taksat e shqiptarëve do të japë llogari përpara drejtësisë.

Shifrat kalojnë vlerën mbi 2 milionë eurove që kryeministri do të zhvillojë në të pestat takimet që kryeministri do të zhvillojë, në Athinë, Milano, Londër, Duseldorf për agjendën që ka paraqitur, por përveç vlerës ekonomike ka të bëjë me detyrimin e administratës publike i cili i organizon dhe i çon nëpër këto vende për të mbushur sallat e luksit nëpër këto takime show në cilësinë e Kryetarit të PS dhe jo të kryeministrit të vendit dhe nuk i kanë asnjë borxh qytetarët shqiptarë se përse duhet të paguajnë nga xhepi i tyre për këto vlera monetare Kryetarin e PS-së”, tha Vokshi në një deklaratë për mediat.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xyz: 17/05/2024 08:05

    non gratës ku i mori paratë që pagoi deputetin pederast Gjerman me mijëra euro?

    Përgjigju
  • gjergji: 16/05/2024 12:31

    Pinjolli i familjes Hoxha super vrastare tropojane,vrasesit e njohur te zhdukjes se familjes Halkaj,shkatrrimit te kulles e dhunimin e varreve te kesaj familje te ndershme tropojane.Ne vend qe te tregoj me dokumenta per at qe ai akuzon derdellis,genjen,mashtron si gjithenje e kurdohere ne te njajten forme e mendyre si tek skenari i filmit hollivudian "Babale"

    Përgjigju
    • papingji: 17/05/2024 12:18

      gjelgi po cthua bre, endriti esh djal i urte bre

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje