Kryeministri, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka shpërndarë një video ku dhjetra turistë nga shumë vende të Europës kanë shprehur mendimin e tyre pozitiv për sa i përket vendit tonë.
Rama shkruan se turistët e huaj zgjedhin për të ardhur në Shqipëri jo vetëm për turizëm, por edhe për kujdesin shëndetësor, ku spikat shëndeti oral. Në Shqipëri klinikat dentare operojnë me çmime shumë të favorshme në krahasim me klinikat e huaja jashtë vendit, kjo ka bërë që shumë turistë të vendosin që kujdesin e dhëmbëve të kryejnë në Shqipëri.
"MIRËMËNGJES dhe me buzëqeshjen e turistëve të shumtë që zgjedhin Shqipërinë jo vetëm për të pushuar por edhe për kujdesin shëndetësor, ju uroj një javë të mbarë ", shkruan Rama.
Në video shprehin opinion e tyre turistë nga Franca, Zvicra, Gjermania, Belgjika e shumë vende të tjera.