Turistë të huaj, vizitojnë çdo
ditë Parkun Kombëtar të Divjakës

Turistë të huaj, vizitojnë çdo<br />ditë Parkun Kombëtar të Divjakës
Parku Kombëtar Divjakë –Karavasta, përditë e më shumë vizitohet nga turistë të huaj që tashmë janë bërë kuriozë për faunën dhe florën që rriten në këtë park.
 
Natyra e bukur dhe plot befasi është një intrigë më vete për vizitorin. Sapo futesh në pyllin me pisha të dendura, ndeshesh me specie të veçanta zogjësh e zvarranikësh.
 
Por ata që quhen edhe “Mbretërit” e lagunës së këtij parku, janë Pelikanët Kaçurrel, një specie e rrallë në Ballkan dhe në Botë. Ata kanë ishullin e tyre ku shumohen, ushqehen dhe çelin vezët, tani edhe të mbrojtur nga rojet e këtij parku. Këtu do të ndeshësh edhe Flamingot me shumicë sidomos në mëngjes herët dhe para perëndimit të diellit.
 
Një bukuri e veçantë është edhe natyra me pisha të buta dhe hartinjë (siç u thonë vendasit) pishave të larta të gjinisë mashkullore që shërbejnë për pjalmëzimin e atyre të butave që ldhin boçe. Godullat dhe strugat, nuk të tërheqin vetëm me peizazhin, por edhe me specie që ushqehen në ujërat e tyre, bajza, çafka, shapka, rosat e egra e plot specie të tjera.Tashmë Divjaka, në pikun e sezonit veror, është kthyer dhe po zhvillon edhe turizmin e vëzhgimit.  Administrata e Zonave të Mbrojtura me qendër në  Fier, podivj bënë një punë mjaft produktive për thithjen e turistave të huaj dhe vendas.

divjaka
 
Ata kanë përgatitur tashmë një staf me specalistë që e njohin zonën, natyrën dhe faunën, gjë që u shërben për të udhëhequr vizitorët dhe ndihmojnë me informacione turistët e  huaj. Prania e punonjësve të kësaj administrate, bëjnë që turistët jo vetëm të shohin peizazhet e bukura, por dhe të njohin e të informohen për vlerat e rralla të  zonave të mbrojtura në përgjithësi dhe asaj të zonës në veçanti.

divjaka
 
Rasti e solli që unë të jem i pranishëm në një guidë turistike në parkun e Divjakës, ku disa turistë të huaj të kombesive të ndryshme, vizituan në fundjavë këtë park. Ata kërkuan asistencë teknike në zyrat e parkut të Divjakës,për të vëzhguar nga afër pelikanët dhe specie të tjera të rralla. Jemi në kulmin e sezonit turistikë dhe divj1Divjaka po gjallërohet përditë e më shumë, jo vetëm nga ata që kthehen në vendlindje për pushime, por dhe nga vizitorë të huaj që tashmë kanë marë informacionin e duhur për këtë park të mrekullueshëm.

divjaka


Marrë nga ATSH


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)